Bajqinovci: Ndaj hapjes së urës së Ibrit po reagojnë ata që kanë hequr dorë nga veriu i Kosovës
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se ndaj hapjes së urës së Ibrit po reagojnë ata që kanë hequr dorë nga veriu i Kosovës. Bajqinovci përmes rrjetit social Facebook thotë se ” shesin mend tash e kujtoni çka bënë ata në të kaluarën”. ‘As me i kërku me hetuesi nuk paraqitën më mirë sesa […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se ndaj hapjes së urës së Ibrit po reagojnë ata që kanë hequr dorë nga veriu i Kosovës.
Bajqinovci përmes rrjetit social Facebook thotë se ” shesin mend tash e kujtoni çka bënë ata në të kaluarën”.
‘As me i kërku me hetuesi nuk paraqitën më mirë sesa ata vet me reagime për urën. Një nga një përditë shfaqen ata që vet jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për urën, por patën hequr dorë totalisht nga veriu pasi fillimisht gënjyen mjekët, gënjyen banorët kur 11 mijë shqiptarë ju dëbuan nga aty, e sollën listën serbe, dhe në fund thanë se ajo anë është dhuratë e Rankoviqit” është shprehur deputeti i VV-së”.