Banorët e një rruge në Fushë Kosovë ankohen për kundërmim

Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në këtë rrugë. E Komuna premton se kjo hapësirë do të pastrohet shpejt. Për shkak të mbeturinave edhe numri i qenve endacakë është i madh. Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Ardit Sekiraça, […]

shtator 15, 2024 - 02:00
 0  9
Banorët e një rruge në Fushë Kosovë ankohen për kundërmim
banoret-e-nje-rruge-ne-fushe-kosove-ankohen-per-kundermim

banoret-e-nje-rruge-ne-fushe-kosove-ankohen-per-kundermim

Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në këtë rrugë.

E Komuna premton se kjo hapësirë do të pastrohet shpejt. Për shkak të mbeturinave edhe numri i qenve endacakë është i madh.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Ardit Sekiraça, përmes telefonit i tha RTK-së se hapësira në fjalë është një pikë grumbulluese e rregullt e mbeturinave, mirëpo sipas tij, për shkak të punimeve në rrugë, ekipet e Kompanisë “Pastrimi” në Fushë Kosovë, nuk po arrijnë që t’i largojnë ato.

Por, ai premton se kjo hapësirë do të pastrohet shpejt dhe do të evitohet ky problem.