Banorët e Tetovës dhe fshatrave mund t’i raportojnë qentë endacakë te strehimorja përmes telefonit
Banorët e Tetovës dhe fshatrave të kësaj komune mund t’i raportojnë qentë endacak përmes numrit të telefonit në Strehimoren Ana Agro e cila merret me trajtimin e qenve në këtë territor, raporton Portalb.mk. Kjo Strehimore njoftoi se banorët e vendbanimeve: Bozovcë, Brodec, Vicë, Veshallë, Gajre, Reçicë e Madhe, Xhermë, Jedoarcë, Llacë, Lisec, Reçicë e Vogël, […]
Banorët e Tetovës dhe fshatrave të kësaj komune mund t’i raportojnë qentë endacak përmes numrit të telefonit në Strehimoren Ana Agro e cila merret me trajtimin e qenve në këtë territor, raporton Portalb.mk.
Kjo Strehimore njoftoi se banorët e vendbanimeve: Bozovcë, Brodec, Vicë, Veshallë, Gajre, Reçicë e Madhe, Xhermë, Jedoarcë, Llacë, Lisec, Reçicë e Vogël, Otunjë, Poroj, Saraqinë, Sellcë, Setole, Tetovë, Falisht, Xhepcisht dhe Shipkovicë mund të raportojë për ndonjë qen të pastrehë pa etiketë në vesh në numrin e telefonit 075999950 në periudhën nga ora 09:00-15:00 gjatë ditëve të punës.
“Inkurajojmë të gjithë bashkëqytetarët të mbështesin procesin dhe të japin kontributin e tyre duke na dërguar një foto dhe vendndodhje të qenve të pastrehë të cilët kanë nevojë për trajtim dhe kujdes human”, theksuan nga Ana Agro.
Strehimorja për qentë endacakë në fshatin Ratajë u hap në fund të muajit korrik 2024 si zgjidhje e problemit me qentë në Tetovë.
Ndërkaq po në muajin korrik 2024, Komuna e Tetovës miratoi udhëzues për përcaktimin e rregullave dhe mënyrën e kompensimit (pagesës) të dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacak.
Në ndërkohë vijon të jetë e hapur thirrja publike për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të Komisionit për veprim sipas kërkesave për kompensim të dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacak ndaj qytetarëve në territorin e Komunës së Tetovës
Nga fillimi i këtij viti e deri më tani në Tetovë janë raportuar mbi 50 raste të sulmeve nga qentë endacakë.
Ndërsa vitin e kaluar (2023) në Tetovë u regjistruan 73 raste të kafshimeve nga qentë endacakë.