Bardhi kërkesë Kuvendit: Zbatoni vendimin e Kushtetueses! Po mbroni politikisht Xhaçkën 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar sot  Kuvendit të Shqipërisë që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, i cili nuk zbatohet prej 1 viti e dy muaj.  Sipas Bardhit pengimi i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, […]

Mars 25, 2024 - 19:00
 0  5
Bardhi kërkesë Kuvendit: Zbatoni vendimin e Kushtetueses! Po mbroni politikisht Xhaçkën 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar sot  Kuvendit të Shqipërisë që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, i cili nuk zbatohet prej 1 viti e dy muaj. 

Sipas Bardhit pengimi i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik. 

“Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK, nga ku ka rezultuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi/Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohet përmes transaksioneve tek të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhacka, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të dhe duke përfituar me dokumente të falsifikuara statusin e investitorit strategjik nga Kryeministri Edi Rama dhe të drejtën për të zhvilluar një projekt me vlerë 5 milion euro në fushën e turizmit”, shkruan Bardhi. 

Bardhi e konsideron të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke penguar zbatimin prej 1 viti e 2 muaj të vendimit të Gjykatës Kushtetutese, dhe ka kërkuar zbatimin e këtij vendimi dhe thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për ta përfshirë në seancën më të afërt plenare dërgimin e cështjes së mandatit të deputetes Olta Xhacka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. 

Në shkresën drejtuar Kryetares së Kuvendit dhe për dijeni përfaqësive diplomatike në vend, Bardhi rikujton se përfitimi i pronave me dokumente të falsifikuara nga investitorët strategjik është një rast i përsëritur. 

“Ky është rasti i dytë i evidentuar në pak kohë, ku shtetit i grabiten me dokumente të falsifikuara pronësia në bregdet, për t’ia kaluar miqve apo bashkëpunëtorëve të Kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë këtu se në një situata identike 390 mijë metra tokë në pronësi të shtetit në plazhin e Velipojës, u përfituan përmes falsifikimeve nga miku i Kryeministrit Edi Rama, shtetasi i arrestuar si pjesëmarrës në krimin e organizuar Pëllumb Gjoka, dhe ku më pas Kryeministri Edi Rama i miratoi një projekt investimi strategjik me vlerë 52 milionë Euro”, shkruan Bardhi.