Bardhi sulmoi Spiropalin, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar! Këta nuk e kanë për gjë të marrin jetë njerëzish!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me incidentin e ndodhur në seancën plenare, ku kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka sulmuar me këmbën e karriges kryeparlamentaren, Elisa Spiropali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe e ka krahasuar këtë moment me ngjarjen e 21 janarit. […]

shtator 30, 2024 - 21:00
 0  6
Bardhi sulmoi Spiropalin, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar! Këta nuk e kanë për gjë të marrin jetë njerëzish!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me incidentin e ndodhur në seancën plenare, ku kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka sulmuar me këmbën e karriges kryeparlamentaren, Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe e ka krahasuar këtë moment me ngjarjen e 21 janarit.

Sipas socialistit, ky veprim i Bardhit është krim i rëndë brenda një institucioni kushtetues, prandaj duhet të veprojë ligji.

Postimi i plotë i Braçes:

Kështu ulërinin edhe në 21 janar. Bjerini! Bjerini tatatatata! Këta kanë vrarë njerëz, kanë marrë jetë! Nuk e kanë për gjë të marrin jetë njerëzish! Sulmi i sotëm, i dhunshëm, ndaj një gruaje që është kryetare e kuvendit të Shqipërisë, ishte me sende të forta, të rënda, të mprehta në kënde, për pasojë të rrezikshme. Karriget në Kuvend peshojnë mbi 20 kilogramë, këmba e karriges që u gjuajt aty, rrezikon jetën; kjo ndodhi!

Gjithçka është falur deri tani, por jeta nuk falet! Ky qe bërtet bjerini-bjerini duhet të kuptojë se jetën nuk e fal askush! Në anën tjetër, ky është krim i rëndë ndaj e brenda një institucioni kushtetues!

Nuk është shpifje, po krim i rëndë ndaj institucionit më të larte Kushtetues në një republike dhe të zgjedhurve nën një mandat kushtetues. Ka ndodhur edhe më parë dhe është falur! Kam një pyetje për Prokurorinë Speciale në këtë vend: duhet të vritet kush apo të digjet institucioni kushtetues më i lartë në vend që të veprojë ligji?