Bashkimi Evropian i dhuroi Qytetit të Shkupit 956 drunj në kuadër të përpjekjeve për luftimin e ndotjes së ajrit

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për luftimin e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e sipërfaqeve të gjelbra urbane, këtë javë, 956 drunj të 16 llojeve të ndryshme i dorëzohen qytetit të Shkupit, përmes projektit “BE për ajër të pastër”, financuar nga Bashkimi Evropian. Kjo nismë, e zbatuar nga UNOPS, përfaqëson një hap të rëndësishëm […]

dhjetor 3, 2024 - 20:00
 0  5
Bashkimi Evropian i dhuroi Qytetit të Shkupit 956 drunj në kuadër të përpjekjeve për luftimin e ndotjes së ajrit
Mbjellja e drunjve. Foto: Qyteti i Shkupit

Në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për luftimin e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e sipërfaqeve të gjelbra urbane, këtë javë, 956 drunj të 16 llojeve të ndryshme i dorëzohen qytetit të Shkupit, përmes projektit “BE për ajër të pastër”, financuar nga Bashkimi Evropian. Kjo nismë, e zbatuar nga UNOPS, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më të shëndetshëm dhe forcimit të qëndrueshmërisë së qytetit ndaj sfidave klimatike, transmeton Portalb.mk.

Diversiteti i specieve siguron biodiversitet dhe kontribuon në një ekosistem urban të qëndrueshëm. Drunjtë, të përzgjedhura me kujdes për përshtatshmërinë e tyre me mjedisin lokal dhe aftësinë për të përmirësuar cilësinë e ajrit duke filtruar ndotësit dhe duke reduktuar CO₂, do të mbillen në parkun e ri në Karposh nga Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërim” gjatë kësaj jave. Kjo nismë e mbjelljes mbështet qëllimet e përgjithshme të qytetit për reduktimin e ndotjes së ajrit, zbutjen e efektevetë nxehtësisë urbane, përmirësimin e mikroklimës, reduktimin e zhurmës, rregullimin e cikleve hidrologjike dhe sigurimin e qasjes më të madh në hapësirat e gjelbra për banorët.

Aksioni i mbjelljes së drunjve është në përputhje dhe plotëson masat e tjera në kuadër të projektit “BE për ajër të pastër”. Projekti, i financuar me 10 milionë euro nga Bashkimi Evropian, synon masa praktike për uljen e ndotjes dhe përmirësimin e shëndetit publik. Përveç mbjelljes së drunjve, projekti përfshin edhe përmirësimin e stacioneve të monitorimit të cilësisë së ajrit, modernizimin e sistemeve të ngrohjes në ndërtesat publike dhe promovimin e lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane.

Kujtojmë se  sipas raportit të UNICEF-it, në Maqedoninë e Veriut, vdekjet e të porsalindurve nga ndotja e ajrit janë 11,6 përqind ose 1 në 9 vdekje të fëmijëve nën moshën njëvjeçare.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik që në fillim të vitit 2024 e publikoi raportin “Ndotja e ajrit në Republikën e Maqedonisë dhe rreziqet ndaj shëndetit”, sipas të cilit pothuajse 18 përqind e mortalitetit të përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut mund t’i atribuohet ekspozimit ndaj përqendrimeve aktuale të grimcave PM-2.5.