Bastisje në Tetovë dhe rrethinë, janë gjetur mbi 75.000 lëndë piroteknike
Zyrtarët policorë sot kanë bastisur disa objekte në Tetovë dhe rrethinë ku kanë gjetur dhe sekuestruar mbi 75 mijë copë lëndë piroteknike dhe 346 kilogramë duhan, njofton Portalb.mk. “Sot në periudhën nga ora 09:30 deri në ora 14:20, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatësit kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet tjera të personit […]
Zyrtarët policorë sot kanë bastisur disa objekte në Tetovë dhe rrethinë ku kanë gjetur dhe sekuestruar mbi 75 mijë copë lëndë piroteknike dhe 346 kilogramë duhan, njofton Portalb.mk.
“Sot në periudhën nga ora 09:30 deri në ora 14:20, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, me urdhër të gjykatësit kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet tjera të personit B.A.(40) në fshati Sellcë të Tetovës, si dhe në shtëpi dhe hapësira të tjera të personit M.D. (43) nga i njëjti fshat, si dhe në një dyqan dhe në tri tezga të improvizuara në Tetovë, në pronësi të personave S.M. (35) dhe M.A. (54) të dy nga Tetova dhe J.N. (56) nga fshati Bukoviq, Shkup. Gjatë bastisjeve u gjetën 75.889 copë lëndë piroteknike dhe 346 kilogramë duhan”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB potencojnë se personat janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të dorëzohet kallëzim përkatës.