BDI: Dita e Gjashtë nga legalizimi i fyerjes ndaj Shqiptarëve

Kaloi  dita e gjashtë që nga akti i rëndë dhe i papranueshëm ku një zyrtar policie, në sy të gjithë publikut dhe kamerave, heq dhunshëm flamurin shqiptar dhe e hedh The post BDI: Dita e Gjashtë nga legalizimi i fyerjes ndaj Shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 4, 2024 - 15:00
 0  6
BDI: Dita e Gjashtë nga legalizimi i fyerjes ndaj Shqiptarëve

Kaloi  dita e gjashtë që nga akti i rëndë dhe i papranueshëm ku një zyrtar policie, në sy të gjithë publikut dhe kamerave, heq dhunshëm flamurin shqiptar dhe e hedh atë në tokë me përbuzje. Ky akt flagrant, i cili poshtëron jo vetëm simbolin tonë kombëtar, por gjithë shqiptarët, mbetet ende pa asnjë pasojë për autorin.

Sot shënohet dita e gjashtë që ky zyrtar policie vazhdon të jetë i lirë, pa asnjë masë disiplinore, pa asnjë ndëshkim për veprimin e tij të turpshëm. Çfarë mesazhi po jepet me këtë? A po dërgohet sinjali se ofendimi i shqiptarëve, sulmi ndaj simboleve tona dhe përçmimi ndaj komunitetit tonë janë të tolerueshme dhe të pandëshkueshme?

Kjo heshtje e institucioneve, kjo mungesë e drejtësisë, është një fyerje e dyfishtë për shqiptarët. Është një mesazh i rrezikshëm që legalizon diskriminimin dhe thellon ndarjet në një shoqëri që pretendon të jetë demokratike dhe e barabartë për të gjithë qytetarët.

Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk mund të lejojë që një akt i tillë të kalojë pa ndëshkim. Drejtësia nuk mund të heshtë kur një simbol kombëtar dhunohet dhe kur një komunitet i tërë poshtërohet.

Institucionet duhet të veprojnë menjëherë. Çdo ditë që kalon pa ndëshkimin e këtij akti është një ditë ku padrejtësia dhe diskriminimi institucional po thellohen. Flamuri shqiptar është dinjiteti ynë, dhe ne nuk do të lejojmë që dinjiteti ynë të nëpërkëmbet pa pasoja, thonë nga BDI.

The post BDI: Dita e Gjashtë nga legalizimi i fyerjes ndaj Shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .