BDI: Qeveria monoetnike stopon projektin tonë për bulevard në rrugën “Hasan Prishtina”

Qeveria monoetnike po avanson, nga një skandal në ditë, tashmë po bëhen nga disa skandale në ditë, 60 ditë qeverisje, 120 skandale. Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron të papranueshëm The post BDI: Qeveria monoetnike stopon projektin tonë për bulevard në rrugën “Hasan Prishtina” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

gusht 21, 2024 - 16:00
 0  5
BDI: Qeveria monoetnike stopon projektin tonë për bulevard në rrugën “Hasan Prishtina”

Qeveria monoetnike po avanson, nga një skandal në ditë, tashmë po bëhen nga disa skandale në ditë, 60 ditë qeverisje, 120 skandale.

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron të papranueshëm dhe të parealizueshëm propozimin e qeverisë monoetike që problemet me qytetin e Shkupit të zgjedhen në kurriz të shqiptarëve, edhe atë duke e ndaluar ndërtimin e bulevardit Hasan Prishtina në rrugën për Kosovë si dhe nyjen tek semaforët në rrugën “Slovenia”, që gjithashtu e lidh Çairin me rrugën për Kosovë.

Edhe si zakonisht, asnjë fjalë nga V-aza-LENët ndaj kësaj përbuzjeje, poshtërsimi, nënçmimi të shqiptarëve nga qeveria monoetnike.

Qeveria e BDI i ndau 8 milion euro qytetit të Shkupit për bulevardin Hasan Prishtina që e lidh Shkupin me qarkoren në rrugën për Kosovë dhe nyjen që e lidh atë bulevard me Çairin, Butelin dhe Shuto Orizaren.

Pas mohimit të flamurit kombëtar, “dellumno” edhe të himnit shqiptar, gjuhës shqipe, administratorëve, ndryshimeve kushtetuese, Marrëveshjes së Ohrit, legjitimitetit, fjalës së dhënë publikisht dhe nënshkrimit të deponuar, turpërimit para Kosovës dhe Shqipërisë, mohimit të Kosovës, sjelljes së putinistit Stoilkoviq në krye të drejtave tona, korridorit 8, i erdhi rradha edhe ndalimit të projektit jetik për ndërtimin e bulevardit Hasan Prishtina në rrugën për Kosovë.

A keni një grimcë dinjiteti? Për c’farë keni hyrë në qeveri pa legjitimitet, kur asnjë pikë e vetme e programit tuaj nuk është e përfshirë? Përgjigja është e qartë, për tu pasuruar në kurriz të popullit dhe për ti shërbyer VMROsë në politikat antishqiptare.

Edhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët – pjesë e Frontit Europian, Elmi Aziri ka dalë me reagim pas zhvillimeve të takimit mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetares së Qytetetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Aziri nëpërmjet një shkrimi, hedh dyshime se në këtë takim, kryeministri i ka propozuar Arsovskës që mjetet e parapara për magjistralen prej në Shkup deri në Stankovec, të ridestinohen për zgjidhjen e problemit me ndërmarrjen publike të Shkupit.

“Me ribalancin e buxhetit para pak ditësh mjetet për korridorin 8 u shkurtuan për 11 miliard denarë, nga 15 në 4 miliard denar! Mjetet për Spitalin e Kërçovës u shkurtuan nga 50,1 miljon në 1,7 milion denarë! Dje Kryeministri i vendit i propozon Danella Arsovskës që mjetet e destinuara për rregullimin e bulevardit që e lidhë Shkupin me rrugën për Republikën e Kosovës në vlerë prej 8 miljon euro të ridestinohen për ndërmarrjen publike të qytetit të Shkupit – Parqe dhe Gjelbrime!”.

“Pra, Kryeministri propozon që të ndërpriten punimet për rrugën drejt Kosovës!
Për kaq pak ditë edhe po të duan nuk mund të bëjnë më shumë! Tmerr!”, shkroi mes tjerash Aziri.

The post BDI: Qeveria monoetnike stopon projektin tonë për bulevard në rrugën “Hasan Prishtina” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .