Pas shumë viteve zvarritje në labirintet e Gjykatës, ja arritën qëllimit që faji të më ngelet mua, deklaroi Agim Islami
I dënuari për rastin “Alfa”, Agim Islami sot ka reaguar pasi ka marrë një vendim të Gjykatës së Apelit, duke vlerësuar se ky vendim i asgjëson dëshmitë e reja, transmeton Portalb.mk. “Nuk janë marrë parasysh dëshmitë e reja aspak, siç edhe kam parashikuar moti, qëllimi i tyre ishte ti asgjëson dëshmitë e reja (videoekspertizën), ta […]


I dënuari për rastin “Alfa”, Agim Islami sot ka reaguar pasi ka marrë një vendim të Gjykatës së Apelit, duke vlerësuar se ky vendim i asgjëson dëshmitë e reja, transmeton Portalb.mk.
“Nuk janë marrë parasysh dëshmitë e reja aspak, siç edhe kam parashikuar moti, qëllimi i tyre ishte ti asgjëson dëshmitë e reja (videoekspertizën), ta bëjnë jovalide. Me këtë vendim banal, pas shumë vite zvarritje në labirintet e Gjykatës, ja arritën qëllimit që faji të më ngelet mua dhe të mbyllet rasti si i tillë”, deklaroi Islami.
Ai ka publikuar vendimin e Gjykatës së Apelit që është marrë më 9 prill, duke theksuar se kjo gjykatë ka besueshmëri vetëm 2 përqind.
“Shumë faleminderit juve që punuat në heshtje për zbardhjen e rastit, shumë më keni ndihmuar. Mos harroni se ka Zot e aj vonon por dënimin e ka shumë të ashpër, gjithë ju që ma keni bërë këtë padrejtësi qe 17 vite”, deklaroi Islami, duke shtuar se “beteja për drejtësi dhe liri vazhdon, mos mendoni se do të dorëzohem ndonjëherë”.
Gjykata Supreme në prill të vitit 2024 hodhi poshtë ankesën e Almir Derplaninit i dënuar në rastin “Alfa”, me këtë mbyllet mundësia për rigjykim të rastit.
Ndryshe, më 26 nëntor të vitit 2008 në Shkup ndodhi vrasja e një polici të njësitit “Alfa” Afrim Arifi, në afërsi të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore ndërsa mbetën rëndë të plagosur edhe dy policë të tjerë. Rasti në fjalë bëri bujë në opinionin shqiptar sepse dy vite më vonë, më 30 prill të vitit 2010 për këtë vrasje u dënuan me burgim të përjetshëm Rexhail Qerimi nga Opaja e Kumanovës dhe Agim Islami nga fshati Rashçe i Shkupit. Duke pritur rigjykimin, më 27 janar të vitit 2022 në Burgun e Idrizovës ndërroi jetë Rexhail Qerimi.
Gjithashtu, me gjashtë vite burg u dënua edhe Ramadan Shaqiri. Derisa ishte në arrati, me burgim të përjetshëm u dënua erdhe Almir Drplani,, që më vonë u ekstradua në Maqedoni për të vuajtur burgun.
Rasti, sipas avokatëve dhe të dënuarve, është i montuar dhe bazohet në dëshmi të “dëshmitarëve të mbrojtur”. Edhe vetë të dënuarit gjatë gjithë kohës kanë pohuar se rasti ka qenë i montuar dhe se ata nuk e kanë kryer vrasjen. Gjatë gjithë këtyre viteve familjarët e Qerimit kanë dërguar letra të hapura në media duke thënë se në kohën e vrasjes Rexhaili ka qenë në çajtore në fshatin Opajë. Ata kërkuan edhe nga ish Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë ta merr në duar rastin. Nga ana tjetër, mbrojtja e Agim Islamit, ka siguruar ekspertizë sipas të cilës, dëshmohet se kryerësit e vrasjes janë të gjatë mbi 1.80cm, ndërkaq Islami është 1.74cm.
Të gjitha lajmet mbi rastin në fjalë mund t’i lexoni KËTU.