Bebe Rexha feston sot ditëlindjen, artistja me famë botërore mbush 35 vjet

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, mbushi sot 35 vjet. Artistja dhe njëherësh kompozitorja e shumë këngëve të njohura, vendosi të festonte kësaj here në një formë jo-konvencionale. Bebe, publikoi një video me tortën e ditëlindjes, derisa habiti të gjithë me veprimin e saj. Përveç tjerash, ajo i bashkëngjiti postimit edhe një përshkrim.   […]

gusht 30, 2024 - 22:00
 0  9
Bebe Rexha feston sot ditëlindjen, artistja me famë botërore mbush 35 vjet

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, mbushi sot 35 vjet.

Artistja dhe njëherësh kompozitorja e shumë këngëve të njohura, vendosi të festonte kësaj here në një formë jo-konvencionale.

Bebe, publikoi një video me tortën e ditëlindjes, derisa habiti të gjithë me veprimin e saj.

Përveç tjerash, ajo i bashkëngjiti postimit edhe një përshkrim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

 

“Një vit tjetër rreth diellit, ka qenë një udhëtim i ashpër. Mirënjohëse për çdo befasi, kthesë dhe mësim që mora. Por, mbi të gjitha, unë jam mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen që më përcolli. Kjo shkon për rritjen, qëndrueshmërinë dhe gjithçka që do të vijë tutje”, shkroi krijuesja e hiteve të shumta botërore.

Ndryshe, Bebe Rexha ishte këtë vit në Kosovë ku performoi në festivalin madhështor, Sunny Hill Festival.

Performanca e saj në këtë festival ishte përtej pritshmërive të saj, duke “djegur” skenën.