Bëhet bashkimi i degëve të BDI-së në Shkup! Hapësirë të rinjve, tërheqje e figurave të vjetra

TV21 mëson se sot në orën 17 në selinë e BDI-sënë Çair është caktuar mbledhje ku do të marrin pjesë gjithë kryetarët e degëve të Shkupit dhe deputetët e zonës 1 dhe 2. Siç tregojnë burimet e Televizionit 21, mbledhjen do ta udhëheqë Sekretari Organizativ i BDI-së Blerim Bexheti, ndërsa do të diskutohet për bashkimin […] The post Bëhet bashkimi i degëve të BDI-së në Shkup! Hapësirë të rinjve, tërheqje e figurave të vjetra appeared first on InfoShqip.com.

shtator 5, 2024 - 23:00
 0  5
Bëhet bashkimi i degëve të BDI-së në Shkup! Hapësirë të rinjve, tërheqje e figurave të vjetra

TV21 mëson se sot në orën 17 në selinë e BDI-sënë Çair është caktuar mbledhje ku do të marrin pjesë gjithë kryetarët e degëve të Shkupit dhe deputetët e zonës 1 dhe 2.

Siç tregojnë burimet e Televizionit 21, mbledhjen do ta udhëheqë Sekretari Organizativ i BDI-së Blerim Bexheti, ndërsa do të diskutohet për bashkimin e gjitha degëve të BDI në Shkup.Bëhet fjalë për degën e Çairit, Sarajit, Nerezit, Çuçer Sandevës, Butelit, Shutkës, Hasanbegut, Haraçinës, Petrovecit dhe Stueniçanit. Te gjitha këto degë në zgjedhjet e fundit grumbulluan rreth 40 mijë vota, që është 30 për qind nga votat e përgjithshme të Frontit Europian.

Qëllimi i krijimit të një dege të vetme është që të ketë koordinim më të mirë dhe më efikas të degëve. Burimet për TV21 flasin që një prej sfidave të degës së re të Shkupit do të jetë afrimi i të rinjve dhe lëshimi i pozicioneve partiake të strukturave të vjetra, të cilët më tepër do të kenë rol këshillëdhënës.

Mësohet po ashtu se shefi i ri i degës së Shkupit, Bekim Neziri, ka paralajmëruar që ai do t’i prijë procesit, por duke theksuar se edhe ai si një kuadër i vjetër në BDI, nuk do të pranojë asnjë post në të ardhmen, por qëllimi është ta ndihmojë procesin.

The post Bëhet bashkimi i degëve të BDI-së në Shkup! Hapësirë të rinjve, tërheqje e figurave të vjetra appeared first on InfoShqip.com.