Bekim Haxhiu: Uroj që Krasta mos t’ua ketë mësuar studentëve modelin e shkeljes së etikës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas intervistës së drejtorit në detyrë të RTK-së, Adi Krastës, për lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja, e marrë nga një portal jo kredibil boshnjak. Haxhiu ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se aryetimi i Krastës për mos-marrjen e masave […]
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas intervistës së drejtorit në detyrë të RTK-së, Adi Krastës, për lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja, e marrë nga një portal jo kredibil boshnjak.
Haxhiu ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se aryetimi i Krastës për mos-marrjen e masave pas atij lajmi, është ikje nga përgjegjësia.
“Krasta që ka krasitë njerëz në RTK, ka linqu media e pronarë mediash përmes RTK -së, sonte shpërfaqi dështimin e tij. Adi Krasta tha që nuk janë aty( në RTK) për të prerë koka, për të shkarkuar njerëz, po harroi që nga ky Menaxhment i RTK-së janë shkarkuar dhe larguar ish- drejtorat e RTK-së, Mentori, Ngadhnjimi etj. Intervista e tij ishte një arsyetim i dobët i ikjes së përgjegjësisë, kur dihet se ky ka përcjellë gjenerata studentësh duke u mësuar etikën e gazetarisë. Uroj që të mos ua ketë mësuar këtë shembull që dha të shkeljes së etikës dhe profesionit të shenjtë të gazetarit!”, shkroi Haxhiu.
Ai tha se parat e qytetarëve që paguajnë RTK-në shkojnë në xhepin e Krastës “shërbëtorit të Dejona Mihajlit”.
“Paret e qytetarëve që e paguajn RTK shkojnë edhe në xhepin e fryrë të Krastës shërbetorit të Dejona Mihajlit. Veç nuk tregoj aty të pompa e benzinës a kanë urinu veç e veç a në grup?!”, përfundoi deputeti Haxhiu.