Rohde në pajtim me Ruge që çështja e hapjes së Urës së Ibrit të bëhet nëpërmjet dialogut
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se shteti i tij i jep mbështetje të plotë të gjitha aspekteve që Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i ka thënë gjatë vizitës së tij në Kosovë. Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se Gjermania vazhdimisht e ka kryer punën sa […]
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar se shteti i tij i jep mbështetje të plotë të gjitha aspekteve që Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i ka thënë gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se Gjermania vazhdimisht e ka kryer punën sa i takon pjesës së saj për KFOR-in që nga formimi i tij, si dhe nuk duhet të vihet në rrezik asnjëherë stabiliteti në Kosovë e rajon.
“Mbështetje të plotë për të gjitha aspektet që përmend Boris Ruge. Gjermania po bën pjesën e saj në mbështetjen e KFOR-it që nga fillimi i tij, duke kontribuar për sigurinë, stabilitetin në Kosovë dhe në të gjithë rajonin”.
“Ky stabilitet i arritur nuk duhet të vihet në rrezik nga mungesa e dialogut apo veprimeve të pakoordinuara”, ka thënë Rohde, duke shpërndarë deklaratën e Ruge në platformën X, në të cilën ka thënë se “qëndrimi i NATO-s është se çështja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet me dialog”.