Beleri intervistë për median greke nga burgu i Fierit: Nuk heq dorë nga Himara
Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, ka dhënë ditën e sotme një intervistë për emisionin “Live News” të gazetarit Nikos Evangeliatos. Nga burgu i Fierit ku vuan dënimin prej një viti, Beleri deklaroi se është i vendosur të luftojë për pafajësinë e tij dhe për Himarën. Ai ka folur për jetën në […]
Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, ka dhënë ditën e sotme një intervistë për emisionin “Live News” të gazetarit Nikos Evangeliatos.
Nga burgu i Fierit ku vuan dënimin prej një viti, Beleri deklaroi se është i vendosur të luftojë për pafajësinë e tij dhe për Himarën.
Ai ka folur për jetën në burg, duke thënë se zgjohet me imazhin e Shën Marisë që i ka dhuruar kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas, dhe me një foto të familjes së tij.
Beleri nuk ka lënë pa përmendur edhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, të cilin e falënderoi për dhënien e mundësisë për tu zgjedhur eurodeputet. Beleri deklaroi gjithashtu se duke u zgjedhur eurodeputet nuk do e braktisë minoritetin, por do të ngrejë zërin për ta në Parlamentin Europian.
“Zgjohem në mëngjes dhe shoh para meje imazhin e Shën Marisë. Për tridhjetë vjet që jam marrë me politikë, doja t’u shërbeja të drejtave të grekëve të Vorio Epirit. Ne nuk kemi të drejta, jemi larg asaj që ne e quajmë shteti i së drejtës dhe unë do të luftoj për to në Parlamentin Europian. Falenderoj kryeministrin grek që me këtë lëvizje për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane më jep mundësinë të mbështes Himarën nga një këndvështrim tjetër. Nuk po heq dorë nga Himara. Kur të jem i dënuar nuk do të kem të drejta politike në Shqipëri dhe ky ishte qëllimi i parë.”