Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni vizitë zyrtare në Shqipëri në 5 qershor

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme, më 5 qershor. Vizita e Melonit konfirmohet me burime nga kryeministria, por nuk dihen edhe detaje dhe as agjenda e saj. Sipas raportimit të mediave italiane, mendohet se fokusi i diskutimeve do të jetë mbi kampin që do të ngrihet në Gjadër për […]

qershor 1, 2024 - 00:00
 0  6
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni vizitë zyrtare në Shqipëri në 5 qershor

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme, më 5 qershor.

Vizita e Melonit konfirmohet me burime nga kryeministria, por nuk dihen edhe detaje dhe as agjenda e saj.

Sipas raportimit të mediave italiane, mendohet se fokusi i diskutimeve do të jetë mbi kampin që do të ngrihet në Gjadër për të pritur emigrantët.

Kjo vizitë zhvillohet pak ditë përpara zgjedhjeve për Parlamentin Europian që do të zhvillohen në 8-9 qershor.