Berisha: Deklaratat e Qeverisë që të moskalohet nga Serbia i torturojnë psiqikisht mërgimtarët, një çështje e tillë nuk duhet të politizohet

Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha thotë për “Front Online” se vrasja e policit serb, nga i dyshuari kosovar, nuk do duhej të politizohej në asnjë aspekt mes Kosovës e Serbisë. “Një rasti i tillë nuk do duhej të ndërlidhej politikisht në asnjë aspekt, nuk ka të bëjë aspak me […]

Korrik 19, 2024 - 12:30
 0  7
Berisha: Deklaratat e Qeverisë që të moskalohet nga Serbia i torturojnë psiqikisht mërgimtarët, një çështje e tillë nuk duhet të politizohet
berisha:-deklaratat-e-qeverise-qe-te-moskalohet-nga-serbia-i-torturojne-psiqikisht-mergimtaret,-nje-ceshtje-e-tille-nuk-duhet-te-politizohet

berisha:-deklaratat-e-qeverise-qe-te-moskalohet-nga-serbia-i-torturojne-psiqikisht-mergimtaret,-nje-ceshtje-e-tille-nuk-duhet-te-politizohet


Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha thotë për “Front Online” se vrasja e policit serb, nga i dyshuari kosovar, nuk do duhej të politizohej në asnjë aspekt mes Kosovës e Serbisë.

“Një rasti i tillë nuk do duhej të ndërlidhej politikisht në asnjë aspekt, nuk ka të bëjë aspak me zhvillimet politike mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Sipas deputetit Berisha thirrja e Qeverisë për mërgimtarët që të mos kalojnë kah Serbia i bënë ata me konfuzitet dhe i torturon piqikisht.

“Qeveria e Kosovës nuk do duhej të bëjë këso thirrje e t’i qes qytetarët në konfuzitet, t’i torturoj psiqikisht. Me qenë ashtu, na pasi është vrarë polici ynë në Banjskë është dashur të gjithë qytetarët serb çka hyjnë këndej me i keqtrajtu, torturu apo arrestu. Lëvizja e mërgimtarëve nuk do duhej të ndërlidhej, dhe të kenë telashe edhe nëse kalojnë nga Serbia”, thotë ai.

Ai thotë se Qeveria para se të bëjë deklarata të tilla, do duhej t’i lajmëronte shtetet e QUINT-it, ndërmjetsuesin e dialogut Lajçak dhe EULEX-in duke kërkuar ndërhyrjen e tyre që të mos ketë keqtrajtim të mërgimtarëve qe vijnë në atdhe.

“Qeveria duhet t’i bëjë thirrje EULEX-it që e ka marrëveshjen e ekstradimit të personave të përndjekur, të bisedojë me Beogradin dhe ta thërras menjëherë ndërmjetësin e dialogut Lajçak duke kërkuar ndërhyrjen e tyre të menjëhershme që të mos keqtrajtohen qytetarët të cilët vijnë nga Serbia për në atdhe. Poashtu duhet menjëherë të reagoj në Këshillin e Sigurimit, pastaj t’i njoftoj shtetet e QUINT-it”, theksoi ai për Front Online.