Berisha kërkon dorëheqjen e Presidentes Osmani: Manipuloi votën gjatë zgjedhjes së saj

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, deklaroi sot se presidentja Vjosa Osmani duhet të dorëhiqet nga detyra e saj për shkak të manipulimit të votës gjatë zgjedhjes së saj si presidente. Dy deputetët e grupit parlamentar të Listës Serbe, Adem Hodza, nga komuniteti goran, dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom, e kanë pranuar se iu është

tetor 23, 2024 - 00:00
 0  7
Berisha kërkon dorëheqjen e Presidentes Osmani: Manipuloi votën gjatë zgjedhjes së saj
berisha-kerkon-doreheqjen-e-presidentes-osmani:-manipuloi-voten-gjate-zgjedhjes-se-saj

berisha-kerkon-doreheqjen-e-presidentes-osmani:-manipuloi-voten-gjate-zgjedhjes-se-saj

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, deklaroi sot se presidentja Vjosa Osmani duhet të dorëhiqet nga detyra e saj për shkak të manipulimit të votës gjatë zgjedhjes së saj si presidente.

Dy deputetët e grupit parlamentar të Listës Serbe, Adem Hodza, nga komuniteti goran, dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom, e kanë pranuar se iu është kërkuar vota për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Berisha ka rikujtuar rastin e përzgjedhjes së Behgjet Pacollit si president, duke thënë se për rastin e tij ishin aplikuar kritere të rrepta për të garantuar legjitimitetin e procesit.

“Që nga momentet e para kur ndodhi ky skandal, unë si deputet kam ngritur zërin dhe e kam kritikuar fuqishëm këtë manipulim para kamerave të Kuvendit. Megjithatë, pavarësisht shqetësimeve të ngritura, Gjykata Kushtetuese në atë kohë nuk pa asnjë shkelje, një qëndrim që sot duket edhe më problematik për shkak të dëshmive të reja që kanë dalë në dritë” shtoi Berisha.

Ky është postimi i plotë i tij: