Bexheti: BDI pati fuqi, prandaj kurrë nuk u hap çështja e shqipes dhe balancuesit

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti në Click Plus duke i reaguar Halil Snopçes se pse me vite BDI ka mbajtur në sirtarët e Kushtetueses lëndët si gjuha shqipe, dhe nuk The post Bexheti: BDI pati fuqi, prandaj kurrë nuk u hap çështja e shqipes dhe balancuesit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 24, 2024 - 04:00
 0  4
Bexheti: BDI pati fuqi, prandaj kurrë nuk u hap çështja e shqipes dhe balancuesit

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti në Click Plus duke i reaguar Halil Snopçes se pse me vite BDI ka mbajtur në sirtarët e Kushtetueses lëndët si gjuha shqipe, dhe nuk i ka mbyllur të njëjtat, tha:

“Ashtu iniciativa ka çdo ditë dhe i ka mbajt në sirtarë. Ka pas fuqi dhe i ka mbajtur… Kur kemi qenë ne, nuk ka mundur të rrezikohet, nuk ka qenë as pjesë e debatit mediatik…”.

Paraprakisht, Bexheti akuzoi Snopçen se gjithë këto tema që u hapën – si gjuha shqipe dhe balancuesi, janë si rezultat sepse VLEN shkeli legjitimitetin e shqiptarëve, të cilin Bexheti thotë se e meritoi Fronti Europian.

“Këta nuk janë të mandatuar nga populli, janë hyzmeçarë të politikave të VMRO-DPMNE-së dhe jemi dëshmitarë që në të kaluarën kur vinin për vizita, i shprehnin urimet Ali Ahmetit për të arriturat, sot zonja Spiropali shprehu shqetësimin e saj para kryetarit të Kuvendit dhe këta nuk skuqen aspak. Për tërë këtë situatë që e kanë sjell, duke mos respektuar votën e shqiptarëve, që ndodhi një defaktorizim institucional i shqiptarëve, por tani po shkojnë një hap më tutje – nëpërmjet organeve kushtetuese”, tha Bexheti më tej.

The post Bexheti: BDI pati fuqi, prandaj kurrë nuk u hap çështja e shqipes dhe balancuesit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .