“Shteti Bektashi”, reagon Edi Rama: Ja libri që ju mëson më shumë për historinë dhe kulturën unike të …

Propozimi i kryeministrit Rama për krijimin e një “Vatikani” në Shqipëri, është përfolur ditët e  fundit nga media brenda dhe jashtë vendit. Lajm është bërë fillimisht i ditur përmes një artikulli në ‘New York Times’, ndërkohë ditën e sotme ka ardhur edhe një reagim nga kreu i qeverisë Edi Rama. Rama  ka publikuar librin e […]

shtator 23, 2024 - 20:00
 0  4
“Shteti Bektashi”, reagon Edi Rama: Ja libri që ju mëson më shumë për historinë dhe kulturën unike të …

Propozimi i kryeministrit Rama për krijimin e një “Vatikani” në Shqipëri, është përfolur ditët e  fundit nga media brenda dhe jashtë vendit.

Lajm është bërë fillimisht i ditur përmes një artikulli në ‘New York Times’, ndërkohë ditën e sotme ka ardhur edhe një reagim nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Rama  ka publikuar librin e autorit Robert Elsie, i cili titullohet “Bektashinjtë shqiptarë, Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan”.

Kryeministri shkruan se Shqipëria do të ofrojë një thesar në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizimit si një ent sovran shpirtëror me qendër në Tiranë.

 “Një libër i mrekullueshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet sovran shpirtëror në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Shtabi i Botës Bektashiane është ngritur prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste.”