Bexheti: Izet, as ti e as Arbeni nuk patët guxim t’i bëni asnjë respekt ish-ushtarit të UÇK-së, siç janë respektuar me Ahmetin në qeverisje

Blerim Bexheti nga BDI thotë se në të kaluarën ish-ushtarët e UÇK-së pas mosmarrëveshjeve me fletarrestimet, janë respektuar me takime me zyrtarët, ndërsa, siç thotë ai, tani Blerim Ramadani nuk pati asnjë takim me zyrtarët e qeverisë aktuale dhe u detyrua të arratisje. Bexheti thotë se Arben Taravari ka gënjyer kur deklaroi se është liruar […] The post Bexheti: Izet, as ti e as Arbeni nuk patët guxim t’i bëni asnjë respekt ish-ushtarit të UÇK-së, siç janë respektuar me Ahmetin në qeverisje appeared first on InfoShqip.com.

gusht 19, 2024 - 17:00
 0  7
Bexheti: Izet, as ti e as Arbeni nuk patët guxim t’i bëni asnjë respekt ish-ushtarit të UÇK-së, siç janë respektuar me Ahmetin në qeverisje

Blerim Bexheti nga BDI thotë se në të kaluarën ish-ushtarët e UÇK-së pas mosmarrëveshjeve me fletarrestimet, janë respektuar me takime me zyrtarët, ndërsa, siç thotë ai, tani Blerim Ramadani nuk pati asnjë takim me zyrtarët e qeverisë aktuale dhe u detyrua të arratisje. Bexheti thotë se Arben Taravari ka gënjyer kur deklaroi se është liruar Blerim Ramadani.

“Izet, as ti e as Arbeni nuk patët guxim ti bëni asnjë respekt ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit, siç janë respektuar ushtarët me Ali Ahmetin në qeverisje. As sot që është në liri, si rezultat i arratisjes nga paaftësia juaj që ai të lirohet plotësisht nga gjykata, nuk e keni vizituar as në Kosovë të paktën, apo ndoshta edhe nuk keni ftyrë nga turpi që jeni duke bërë ditë për ditë. Derisa nuk qeverisë me vendin Ali Ahmeti dhe Fronti Europian, si përfaqësues legjitim të shqiptarëve, Maqedonia e Veriut me juve në qeverisje është bërë vend i rrezikshëm për ish-ushtarët e UÇK-së, duke punuar me udhërat e Serbisë. Arbeni gënjeu publikisht që është liruar Blerim Ramadani, kurse sot jemi dëshmitarë se çka ndodhi me rastin e tij. Të paktën mos dilni para qytetarëve”, ka shkruar Bexheti.

The post Bexheti: Izet, as ti e as Arbeni nuk patët guxim t’i bëni asnjë respekt ish-ushtarit të UÇK-së, siç janë respektuar me Ahmetin në qeverisje appeared first on InfoShqip.com.