Biden në Evropë gjatë korrikut, takime në Britani, Lituani e Finlandë

Biden për vizitë në Evropë gjatë korrikut, takime në Britani, Lituani e Finlandë. Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, do të udhëtojë për në Evropë brenda këtij muaji për takime në Britani të Madhe, Lituani dhe Finlandë, deklaruan nga Shtëpia e Bardhë të dielën. Udhëtimi i Biden, i planifikuar për 9-13 korrik, do të fillojë në […]

Korrik 8, 2023 - 02:53
 0  46
Biden në Evropë gjatë korrikut, takime në Britani, Lituani e Finlandë

Biden për vizitë në Evropë gjatë korrikut, takime në Britani, Lituani e Finlandë.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, do të udhëtojë për në Evropë brenda këtij muaji për takime në Britani të Madhe, Lituani dhe Finlandë, deklaruan nga Shtëpia e Bardhë të dielën.

Udhëtimi i Biden, i planifikuar për 9-13 korrik, do të fillojë në Londër për takimet me Mbretin Charles dhe kryeministrin Rishi Sunak “për të forcuar më tej marrëdhëniet e ngushta midis kombeve tona”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Ai do të jetë më pas në Vilnius për një samit të liderëve të NATO-s më 11-12 korrik, ku lufta e Rusisë me Ukrainën pritet të jetë në fokus.

Biden do të udhëtojë në Helsinki më 13 korrik për një takim me udhëheqësit nordikë, thanë nga Shtëpia e Bardhë, shkruan Reuters.