Memli Krasniqi: Lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, Dhomat e Specializuara në Hagë të veprojnë me përgjegjësi maksimale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ngritur shqetësimin edhe për zhvillimet e fundit në Hagë, ku Zyra e Prokurorit Special ka njoftuar se Presidentit Hashim Thaçi i është shtuar edhe një aktakuzë për kinse pengim të drejtësisë. Krasniqi ka bërë thirrje që Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi maksimale, duke theksuar […]

dhjetor 8, 2024 - 18:00
 0  5
Memli Krasniqi: Lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, Dhomat e Specializuara në Hagë të veprojnë me përgjegjësi maksimale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ngritur shqetësimin edhe për zhvillimet e fundit në Hagë, ku Zyra e Prokurorit Special ka njoftuar se Presidentit Hashim Thaçi i është shtuar edhe një aktakuzë për kinse pengim të drejtësisë.

Krasniqi ka bërë thirrje që Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi maksimale, duke theksuar se drejtësia asnjëherë nuk duhet të përdoret si mjet për të rishkruar historinë apo për të kontestuar sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

“Lufta çlirimtare e popullit tonë ishte e drejtë, fisnike dhe e rrënjosur në të drejtën universale për liri dhe dinjitet. Çdo përpjekje për t’i dhënë tjetër kahje kësaj të vërtete, rrezikon të minojë jo vetëm legjitimitetin e drejtësisë, por edhe të cenojë trashëgiminë e një lufte të shenjtë për liri. Ne apelojmë që Dhomat e Specializuara të veprojnë me përgjegjësi maksimale!”, ka thënë lideri i PDK-së.