Boris Kondarko është kryetari i ri i KSHZ-së, u shpall thirrja për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj
Deputetët e Kuvendit të RMV-së vendosën që Boris Kondarko, i cili është propozim i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), të jetë kryetar i ri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), ai ishte kryetar i KSHZ-së në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2013. Nënkryetar i KSHZ-së është zgjedhur Abdush Demiri, i cili është propozim […]
Deputetët e Kuvendit të RMV-së vendosën që Boris Kondarko, i cili është propozim i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), të jetë kryetar i ri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), ai ishte kryetar i KSHZ-së në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2013. Nënkryetar i KSHZ-së është zgjedhur Abdush Demiri, i cili është propozim i Lëvizjes Besa, transmeton Portalb.mk.
Në propozimin për harmonizimin e përbërjes së KSHZ-së, për anëtarë u propozuan ish-kryetari Aleksandar Dashtevski, i cili është propozim i VMRO-DPMNE-së, Ditmire Shehu nga BDI dhe Oliver Ristevski, i cili ishte edhe anëtar i këtij organi më të lartë zgjedhor.
Emërimi i kryetarit të ri të KSHZ-së vjen pas ndryshimit të qeverisë dhe është në përputhje me legjislacionin zgjedhor, i cili parasheh që kryetari i këtij organi të jetë nga opozita.
Për dy anëtarët e mbetur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Kuvendi mori vendimin për shpalljen e thirrjes.
Anëtarët e rinj të KSHZ-së do të zgjidhen pasi Boban Stojanovski (VMRO-DPMNE) u bë zëvendës-sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, ndërsa Radica Risteska (LSDM) doli në pension.
Shpallja për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të KSHZ-së zgjat tetë ditë nga shpallja në Gazetën Zyrtare.