Bujar Osmani: Punonjësit shëndetësorë do të mbrohen nga presioni politik
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, zhvilloi sot një takim me punonjësit shëndetësorë, ku u diskutua mbi pozitën dhe sfidat me të The post Bujar Osmani: Punonjësit shëndetësorë do të mbrohen nga presioni politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, zhvilloi sot një takim me punonjësit shëndetësorë, ku u diskutua mbi pozitën dhe sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë.
Osmani theksoi se punonjësit shëndetësorë nuk duhet të jenë të ekspozuar ndaj mobingut ose presionit politik, as gjatë procesit zgjedhor dhe as pas tij. Ai premtoi se integriteti profesional i tyre do të mbrohet plotësisht.
“Punonjësit shëndetësorë duhet të punojnë me dinjitet, lirshëm dhe pa frikë. Premtoj se do të jenë të mbrojtur nga presioni politik, tani, gjatë zgjedhjeve dhe pas tyre. Integriteti ynë profesional është diçka që do ta ruajmë dhe ndërtojmë së bashku, me qëllim që të gjithë pacientët të marrin kujdes cilësor,” deklaroi Osmani.
Në takim u theksua nevoja për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin shëndetësor dhe krijimin e politikave që do të garantojnë kushte dinjitoze për mjekët dhe stafin shëndetësor.Flaka
The post Bujar Osmani: Punonjësit shëndetësorë do të mbrohen nga presioni politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
