Bujare Abazi: ASH u përket atyre që e dërguan BDI-në në opozitë, reagoi ASH e Selës
Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit deklaroi sot se Aleanca për Shqiptarët u takon atyre që u përmbajtën idesë që kjo parti u formua, përkatësisht atyre që BDI-në e dërguan në opozitë, transmeton Portalb.mk. “Aleanca për Shqiptarët u takon atyre që u përmbajtën idesë që fillimisht u formua si parti dhe […]
Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit deklaroi sot se Aleanca për Shqiptarët u takon atyre që u përmbajtën idesë që kjo parti u formua, përkatësisht atyre që BDI-në e dërguan në opozitë, transmeton Portalb.mk.
“Aleanca për Shqiptarët u takon atyre që u përmbajtën idesë që fillimisht u formua si parti dhe i shtyu idealin deri sa ne BDI-në e dërguam në opozitë”, tha Bujare Abazi nga ASH e Taravarit.
Pa kësaj deklarate, ka reaguar për Shqiptarët u takon atyre që e dërguan BDI-në në opozitë, ka reaguar krahu i Selës ku thanë se Aleanca për Shqiptarët nuk i takon VMRO-së, as atyre që ju dorëzuan VMRO-së, përcjell TV21. ASH-krahu i Selës tha se, delegatët e Kongresit ku morrën pjesë mbi dy të tretat, legjitimuan Ziadin Selën për Kryetar të Aleancës për Shqiptarët, vendim ky, që siç thonë e konfirmoi edhe Gjykata Themelore në Tetovë.
“Aleanca për Shqiptarët nuk i takon VMRO-së, as atyre që u dorëzuan te VMRO. Delegatët e Kongresit ku morrën pjesë mbi dy të tretat, legjitimuan Ziadin Selën për Kryetar të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa këtë vendim e konfirmoi edhe Gjykata Themelore në Tetovë. Vonesat në Gjykatën e Apelit, deklaratat e paradokohshme të Arben Taravarit se tani “ka ndryshuar situata” duke aluduar në hyrjen e tyre në Qeveri dhe trumbetimet e tij se do të ndryshojë vendimi i shkallës së parë, forcon dyshimet për presione mbi Gjykatën e Apelit. Sa i takon aspektit moral që dëgjuam sot nga uzurpatorët, Aleanca për Shqiptarët nuk i takon VMRO-së, as atyre që ju dorëzuan VMRO-së. I rikujtojmë se misioni i Aleancës për Shqiptarët është mbrojtja e shqiptarëve nga nënçmimi, degradimi dhe poshtërsimi, mosnënshtrimi ndaj partive maqedonase dhe avancimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Përveç kësaj, pas Ziadin Selës janë reshtuar shumica dërmuese e themeluesve, eksponentëve, deputetëve, funksionarëve, kuvendarëve, delegatëve dhe shumica e anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët, si dhe qytetarët të cilët me votë na mbështetën në zgjedhjet e fundit parlamentare”, tha ASH-krahu i Selës.
Kujtojmë se Arben Taravari dhe Ziadin Sela hynë në konflikt të hapur për koalicionin e mundshëm parazgjedhor me opozitën shqiptare. Sela iu bashkua Frontit Evropian, ndërsa Taravari i është bashkuar Lidhjes Evropiane për Ndryshim, e cila hyri në Qeveri me VMRO-DPMNE-në.