RMV, çmime të reja të derivateve të naftës nga sonte në mesnatë

Nga sonte në mesnatë benzinat dhe dizeli do të lirohen për dy denarë për litër, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendim, siç informon Rregullatori, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 2.12 përqind, transmeton Portalb.mk. Çmimi i ri me pakicë i Eurosuper BS-95 do të jetë 77,5 denarë […]

gusht 23, 2024 - 21:00
 0  7
RMV, çmime të reja të derivateve të naftës nga sonte në mesnatë
pompe benzine, derivate, nafte, dizel, cmim, KRRE

Nga sonte në mesnatë benzinat dhe dizeli do të lirohen për dy denarë për litër, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendim, siç informon Rregullatori, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 2.12 përqind, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i ri me pakicë i Eurosuper BS-95 do të jetë 77,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet 79,5 denarë, Eurodieseli (D-E V) 69,5 denarë dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL) -1) për 69 denarë për litër.

Ndryshimi i vetëm është në çmimin me pakicë të mazutit M-1 NS, i cili mbetet 46,29 denarë për kilogram.

Siç informon KRRE, çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me llogaritjen e mëparshme, për benzinën kanë shënuar rënie mesatarisht për 4,611 përqind, për naftën për 3,788 përqind.

Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, për benzinën kanë shënuar rënie mesatare prej 4,611 për qind, për naftën për 3,788 për qind, për vajin ekstra të lehtë për 4,448 përqind dhe për mazutin për. 1.779 përqind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në krahasim me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,807 përqind.