Shkup, u zhvillua edicioni i tretë i festivalit të kulturës japoneze Sakura

Të shtunën, më 1 qershor, në Qendrën Kulturore Rinore (QKR) Shkup u mbajt edicioni i tretë i festivalit të kulturës japoneze Sakura, transmeton Portalb.mk. Festivali u zhvillua në skena të shumta dhe përfshinte ekspozita, arte marciale, performancë baleti, koncert piano, gara gejming, modë, stenda shitjesh, prezantime dhe diskutime në panel. Në panel diskutime, prezantime dhe […]

qershor 3, 2024 - 20:01
 0  7
Shkup, u zhvillua edicioni i tretë i festivalit të kulturës japoneze Sakura
Festivali i kulturës japoneze Sakura. Foto: Japan@mk

Të shtunën, më 1 qershor, në Qendrën Kulturore Rinore (QKR) Shkup u mbajt edicioni i tretë i festivalit të kulturës japoneze Sakura, transmeton Portalb.mk.

Festivali u zhvillua në skena të shumta dhe përfshinte ekspozita, arte marciale, performancë baleti, koncert piano, gara gejming, modë, stenda shitjesh, prezantime dhe diskutime në panel.

Në panel diskutime, prezantime dhe punëtori morën pjesë edhe qytetarët japonezë që jetojnë në Shkup.

Organizata Japan.net.mk thotë se qëllimi i këtij manifestimi është të tregojë se me dëshirë dhe entuziazëm mund të arrihet çdo gjë – me shoqëri civile dhe shumë punë.

Japan.net.mk është një shoqatë civile që ka për qëllim promovimin e kulturës në vend duke organizuar ngjarje nga të gjitha fushat e kulturës të frymëzuara nga ndjenja japoneze e përgjegjësisë, respekti për natyrën dhe respekti i veçantë për estetikën.