Bylykbashi: “Zgjedhorja”, vijim i pazarit Rama – Basha

Kalimi “online” i Komisionit të Reformës Zgjedhore për Oerd Bylykbashin, duke lënë jashtë përfaqësimit shumicën brenda grupit të demokratëve minon gurin e themelit për një proces gjithpërfshirës, ndaj dhe bashkëdrejtimin e tryezës nga dyshja Gjiknuri-Alibeaj e sheh si vijim të pazarit mes Bashës e Ramës, që nga 18 Maji i vitit 2017. “Është një pazar […]

shkurt 4, 2024 - 19:00
 0  5
Bylykbashi: “Zgjedhorja”, vijim i pazarit Rama – Basha

Kalimi “online” i Komisionit të Reformës Zgjedhore për Oerd Bylykbashin, duke lënë jashtë përfaqësimit shumicën brenda grupit të demokratëve minon gurin e themelit për një proces gjithpërfshirës, ndaj dhe bashkëdrejtimin e tryezës nga dyshja Gjiknuri-Alibeaj e sheh si vijim të pazarit mes Bashës e Ramës, që nga 18 Maji i vitit 2017.

“Është një pazar eventual midis Ramës e Bashës. Qartazi Edi Rama nuk kërkon konsensus, por ka dalë në një ekspeditë peshkimi për vota dhe ky peshk që mund t’i garantojë këtë tepsinë e Reformës Zgjedhore është Lulzim Basha”.

Bylykbashi zbërthen një ndër skenarët më të mundshëm që sipas tij mazhoranca do vërë në zbatim për ta marketuar këtë reformë si gjithëpërfshirëse me të zgjedhurit e Lulzim Bashës në tryezë.

E në funksion të këtij pazari sheh edhe propozimet e Bashës për ndryshimin e sistemit zgjedhor, përmes të cilave synohet të ndryshohet edhe Kushtetuta.

Pranon që sistemi aktual është toksik, por thotë se nëse palët ulen në tryezë mund të gjendet një formulë që garanton proporcionalitet.

“Ky sistem është toksik vret pluralitetin e partive në Parlament, prodhon një mazhorancë që s’përputhet me votën e mazhorancës. Kush është sistemi? Mund të fillojë që nga mazhoritari që edhe në rastin kur njëra palë i vjedh votën tjetrin. Duhet të gjejmë diçka që pastron zgjedhjet nga krimi zgjedhor por që garanton proporcionalitet ka opsione të ndryshme, dhe palët duhet të ulen”.

Pjesë të pazarit sheh edhe mundësinë e ndryshimit të hartës territoriale.

“Nëse sot janë 61 bashki ne jemi për 95, uroj mos jetë kjo marrëveshje më jep një kalë të të jap një gomar si marrëveshja e vettingut që Basha i dha Ramës për eleminimin e Berishës dhe kontrollin e opozitës, do ishte në dëm të opozitës”.

Dy vjet më parë demokratët propozuan shtimin me 34 njësi vendore të ndarjes territorial, duke e çuar në 95 numrin e bashkive në mbarë vendin, draft ky që nuk u pranua nga shumica./ Tv Klan