Bytyqi e AAK-së: Përgjimi i djeshëm forcon bindjen tonë për ekzistencën e koalicionin sekret në mes të VV-së dhe Listës Serbe

Deputetja e AAK-së, Albanë Bytyqi thotë për “Front Online” se biseda e publikuar gjatë ditës së djeshme në mes të Mimoza Kusarit dhe Millan Radojçiq nuk është aspak befasuese, sipas saj ky fakt e e forcon bindjen tonë për ekzistencën e koalicionin sekret në mes të VV-së dhe Listës Serbe. “Përgjimi i fundit që u […]

qershor 4, 2024 - 20:01
 0  3
Bytyqi e AAK-së: Përgjimi i djeshëm forcon bindjen tonë për ekzistencën e koalicionin sekret në mes të VV-së dhe Listës Serbe
bytyqi-e-aak-se:-pergjimi-i-djeshem-forcon-bindjen-tone-per-ekzistencen-e-koalicionin-sekret-ne-mes-te-vv-se-dhe-listes-serbe

bytyqi-e-aak-se:-pergjimi-i-djeshem-forcon-bindjen-tone-per-ekzistencen-e-koalicionin-sekret-ne-mes-te-vv-se-dhe-listes-serbe


Deputetja e AAK-së, Albanë Bytyqi thotë për “Front Online” se biseda e publikuar gjatë ditës së djeshme në mes të Mimoza Kusarit dhe Millan Radojçiq nuk është aspak befasuese, sipas saj ky fakt e e forcon bindjen tonë për ekzistencën e koalicionin sekret në mes të VV-së dhe Listës Serbe.

Përgjimi i fundit që u publikua dje, nuk po na befason, veçse po na e forcon bindjen tonë për egzistencën e koalicionin sekret në mes të VV-së dhe Listës Serbe. Në fakt kjo bisedë shpërfaq një partneritet politik i cili e dekonspiron politikën mashtruese publike, thjeshtë tjetër flasin e tjetër veprojnë”, tha deputetja e AAK-së.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, deklaroi sot se opozita në të kaluarën bënin biznese, koalicione, e qeveri me Radoiçiqin kurse me LVV-në, Radoiçiq ikë maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karrigat e zyrës së Kryeministrit.

Kjo deklaratë, Bytyqi e AAK-së thotë se tregon panik e faj dhe i jep të drejtë dyshimeve për lidhjete tyre sekrete me Radojçiqin.
“Nuk jam deputete për të komentuar deklaratën e zëdhënësit të Vetëvendosjes. Mirëpo, kjo qasje tregon panik e faj dhe i jep të drejtë dyshimeve tona për lidhjet e tyre sekrete. Pra ky reagim nga zyrtarët e Vetëvendosjes është për ta mbuluar fytyrën e vërtetë të tyre!”, tha Bytyqi./FrontOnline/