Certifikohet nga FSK-ja grupi i katërt i kursantëve nga Ukraina

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se këtë të mërkure është certifikuar grupi i katërt i kursantëve nga Ukraina. Sipas njoftimit bëhet e ditur se ceremonia e certifikimit u mbajt në kazermën e Deminimit në Prizren. “Sot, në kazermën e Deminimit në Prizren, u mbajt ceremonia e certifikimit të grupit të katërt të kursantëve […]

shtator 4, 2024 - 20:00
 0  6
Certifikohet nga FSK-ja grupi i katërt i kursantëve nga Ukraina
certifikohet-nga-fsk-ja-grupi-i-katert-i-kursanteve-nga-ukraina

certifikohet-nga-fsk-ja-grupi-i-katert-i-kursanteve-nga-ukraina

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se këtë të mërkure është certifikuar grupi i katërt i kursantëve nga Ukraina.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se ceremonia e certifikimit u mbajt në kazermën e Deminimit në Prizren.

“Sot, në kazermën e Deminimit në Prizren, u mbajt ceremonia e certifikimit të grupit të katërt të kursantëve nga Ukraina, të cilët për gjashtë jave radhazi ndoqën trajnimin EOD ½ nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së dhe instruktorët Amerikan të EUCOM”.

“Gjatë këtyre javëve kursantët u trajnuan në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurt”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tutje, FSK-ja tha se grupi i kursantëve do të kthehen në Ukrainë për të dhënë kontributin në njësitë e tyre për eliminimin e rreziqeve nga mjetet shpërthyese.

“Në ceremoni e certifikimit i pranishëm ishte zëvendës komandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kolonel Skender Hoxha, i cili uroi kursantët për përfundimin e trajnimit dhe gjithashtu foli për rëndësinë e trajnimit dhe rolin fisnik të misionit të tyre”, thuhet në njoftim.