Ministrja e Jashtme finlandeze nesër viziton Kosovën, pritet nga Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, nga nesër do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të vizitës për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ajo do të pritet në një takim duke filluar nga ora 11:00 më 5 shtator nga homologia e saj kosovare, Donika Gërvalla. Në njoftimin e lëshuar nga MPJ finlandeze thuhet […]

shtator 4, 2024 - 20:00
 0  6
Ministrja e Jashtme finlandeze nesër viziton Kosovën, pritet nga Gërvalla
ministrja-e-jashtme-finlandeze-neser-viziton-kosoven,-pritet-nga-gervalla

ministrja-e-jashtme-finlandeze-neser-viziton-kosoven,-pritet-nga-gervalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, nga nesër do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të vizitës për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo do të pritet në një takim duke filluar nga ora 11:00 më 5 shtator nga homologia e saj kosovare, Donika Gërvalla.

Në njoftimin e lëshuar nga MPJ finlandeze thuhet se Valtonen do të vizitojë Serbinë dhe Shqipërië.

Qëllimi i vizitës është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor.

Valtonen gjatë vizitës së saj në Ballkan do të takohet me homologët e saj, ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe lidershipin politik të vendeve.

Ata do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe, zgjerimin e BE-së, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, situatën në Ukrainë dhe çështjet aktuale lidhur me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).