Cila është pasuria e Mickoskit, Kovaçevskit, Bexhetit, Mexhitit dhe të tjerëve si deputetë (LISTA)

Qendra për gazetari hulumtuese “SCOOP Maqedoni” ka analizuar të dhënat nga dokumentet pronësore të deputetëve të sapo zgjedhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga njësia zgjedhore 1, njofton Portalb.mk. Njëzet deputetë të njësisë zgjedhore 1 do të ulen në ulëset e Kuvendit si pjesë e përbërjes së re parlamentare pas zgjedhjeve të mbajtura më […] The post Cila është pasuria e Mickoskit, Kovaçevskit, Bexhetit, Mexhitit dhe të tjerëve si deputetë (LISTA) appeared first on InfoShqip.com.

qershor 4, 2024 - 23:01
 0  6
Cila është pasuria e Mickoskit, Kovaçevskit, Bexhetit, Mexhitit dhe të tjerëve si deputetë (LISTA)

Qendra për gazetari hulumtuese “SCOOP Maqedoni” ka analizuar të dhënat nga dokumentet pronësore të deputetëve të sapo zgjedhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga njësia zgjedhore 1, njofton Portalb.mk.

Njëzet deputetë të njësisë zgjedhore 1 do të ulen në ulëset e Kuvendit si pjesë e përbërjes së re parlamentare pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 maj.

Nga njësia e parë, grupi i VMRO-DPMNE-së përbëhet nga dhjetë deputetë, tre të LSDM-së dhe koalicionit, dy nga Fronti Evropian i BDI-së, dy nga koalicioni “Vlen”, dy nga E Majta dhe një nga Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë.

10 deputetë të VMRO-DPMNE – 1.2 milionë euro
Koalicioni VMRO-DPMNE në njësinë zgjedhore 1 fitoi dhjetë mandate parlamentare. Një pjesë e deputetëve kanë qenë pjesë e përbërjes së mëparshme parlamentare, ndërsa pjesa tjetër janë të rinj. Në analizë ka të dhëna për shtatë prej tyre. Sipas fletës anketuese të raportuar, më i pasur është Ljupço Prenxhov, i cili ka raportuar pasuri në vlerë prej 298,406 mijë euro. Pas tij vjen deputeti Toni Jarevski, i cili “peshon” 279.886 euro, ndërsa Ljupço Dimovski si partner në koalicion nga Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) ka raportuar pasuri në vlerë prej 271.464 mijë euro.

Pas tyre vijnë deputetja Ivanka Vasilevska me 191.272 euro, deputeti Sinisha Stojanovski me 128.081 euro, Ivan Zhivkovski me 86.193-euro dhe deputetja Beti Stamenkoska Trajkoska me pasuri prej 16.066 mijë euro.

Hristijan Mickoski si kryetar në njësinë zgjedhore 1, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe deputetja Marija Miteva aktualisht nuk janë në regjistrin online të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

Tre deputetët e LSDM-së “peshojnë” më shumë se 10 të VMRO-DPMNE-së
Vetëm tre deputetët e LSDM-së dhe koalicionit në njësinë zgjedhore 1 vlejnë më shumë se 10 deputetët e VMRO-DPMNE-së në njësinë e parë.

Dimitar Kovaçevski nga LSDM, Monika Zajkova nga PLD-ja dhe Daniella Nikolova nga LSDM kanë raportuar pasuri në vlerë prej 1.397.888 mijë euro.

Më i pasuri ndër ta është kryeministri paraprak dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili ka raportuar pasuri në vlerë prej 645.945 mijë euro. Monika Zajkova, nuk është më e “varfër” si partnere e përbashkët nga PLD-ja me pasuri prej 582.000 mijë eurosh. Daniella Nikolova, nga ana tjetër, “peshon” 169.943 mijë euro.

Sa vlen “Fronti Evropian” dhe sa “Vlen”?
Nga blloku politik shqiptar, në njësinë zgjedhore një, në përbërjen e re parlamentare janë dy deputetë nga Fronti Evropian i BDI-së dhe dy nga koalicioni “Vlen”.

Mjeku Ilir Hasani, nga BDI-ja, raportoi pasuri të madhe me 451.538 mijë euro, ndërsa bashkëpartiaku Blerim Bexheti, 186,178 euro.

Në koalicionin “Vlen”, pasurinë më të madhe ka raportuar deputeti i “zjarrit” Izet Mexhiti me 194,293 mijë euro dhe pas tij qëndron Bekim Sali me vlerë pasurie 167,671 euro.

Blloku politik shqiptar në “njësinë e parë” së bashku “peshon” 999.680 mijë euro.

Apasiev ka raportuar, Ismail dhe Karapejovski nuk gjenden

Në fletën anketuese të deputetit dhe liderit të Së Majtës, Dimitar Apasiev, ka raportuar pasuri në vlerë prej 146.133 mijë euro. Kolegu i tij partiak, Rexhep Ismaili, i cili po ashtu është zgjedhur për deputet në përbërjen e re parlamentare, nuk është në regjistrin e KSHPK-së.

Edhe Boban Karapejovski nga Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë nuk është në regjistrin e KSHPK-së.

Për shkak të faktit se deputeti i ri Karapejovski ende nuk është zgjedhur në pozitë të emëruar, fletae tij anketuese nuk është në regjistrin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

Në hulumtim, janë analizuar fletët anketuese në dispozicion të 15 nga 20 deputetët e sapo zgjedhur në përbërjen e re parlamentare. Të gjithë së bashku kanë raportuar pasuri në vlerë prej 3,815,069 mijë euro, ose mesatarisht secili prej tyre kap vlerën e 254,337 mijë eurove.

The post Cila është pasuria e Mickoskit, Kovaçevskit, Bexhetit, Mexhitit dhe të tjerëve si deputetë (LISTA) appeared first on InfoShqip.com.