Taravari: Për 3-4 ditë do të ketë marrëveshje për Qeverinë e re
Ia lëmë që këtë ta publikojë kryeministri i ardhshëm, por medoj se jemi afër përfundimit të marrëveshjes. Kështu u përgjigj, Arben Taravari përfaqësues i VLEN, i pyetur se deri ku ka arritur negocimi me VMRO-DPMNE-në dhe kur do të bëhet publike. Taravari informoi se për tre deri në katër ditë do të bëhet publike marrëveshja […] The post Taravari: Për 3-4 ditë do të ketë marrëveshje për Qeverinë e re appeared first on InfoShqip.com.
Ia lëmë që këtë ta publikojë kryeministri i ardhshëm, por medoj se jemi afër përfundimit të marrëveshjes. Kështu u përgjigj, Arben Taravari përfaqësues i VLEN, i pyetur se deri ku ka arritur negocimi me VMRO-DPMNE-në dhe kur do të bëhet publike. Taravari informoi se për tre deri në katër ditë do të bëhet publike marrëveshja e arritur, ndërsa tha se VLEN asnjëherë nuk do të jetë pjesë e qeverisë, nëse nuk do të kishte reforma dhe përparim të shtetit .
“Në pikat kryesore të programit sigurisht që janë kodrinuar dhe i di, megjithatë detajet për shembull për rininë dhe sportin dhe kësisoj informacione, së shpejti, kur them së shpejti për tri katër ditë, do të ketë marrëveshje defenitive. Por, këtë do t’ia lëmë kryeministrit të ardhëm që ta publikojë”, tha Arben Taravari, VLEN.
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunksi tha se ende kryetari i VMRO-së nuk e ka marrë madatin fromalisht, që do të thotë se ende rrjedhin afatet kushtetuese për formimin e qeverisë. Se kush nga VMRO do të marrë poste ministrore, Mucnski tha se kjo do të diskutohet në organet e partisë.
“Ajo që mund të them është se në bazë të afateve kushtetuese do të formohet Qeveria e re. Diskutimi se cili përfaqësues i VMRO-së në cilin resorë do të jetë, është proces që së pari secili prej neve duhet të bisedojë me kryeministrin e ardhshëm . Gjithashtu mendoj se kjo është ëndë që duhet të diskutohet në organet e partisë, respektivisht në Komitetin ekzekutiv”, tha Timço Mucunski, VMRO.
Deputeti nga radhët e Fronit Evropian, Arbër Ademi tha se këresat parazgjedhore që ka pasur kolaicioni VLEN për ndryshimet kushtetuese dhe për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, nuk janë duke u respektuar aspak, dhe se këto sipas tij kanë qenë vetëm të kamuflluara.
“Kolalicioni VLEN është në një situat të palakmueshme është një situatë e vështirë, në njërën anë janë të dehur për dëshirën që më çdo kusht për të qenë në pushtet, por nga ana tjetër kërkesët e tyre kryesore poeshohim se as për së afërmi nuk do të respektohen”, tha Arbër Ademi, BDI.
Ndërkaq, Taravari për këto premtime që kanë dhënë para zgjedhjeve tha se pas hapjes së negociatave me BE-në, duhet të hapet debati për një Kushtetutë të re, sepse sipas tij, Maqedonisë së Veriut i duhet një Kushtetutë e re.
The post Taravari: Për 3-4 ditë do të ketë marrëveshje për Qeverinë e re appeared first on InfoShqip.com.