Siljanovska për veton e mundshme nga Greqia: Kjo nuk është miqësore
Të sillemi si skandinavë – porositi presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e pyetur për mundësinë për veto të re në rrugën e eurointegrimeve. Ajo nuk dëshiroi të komentojë porositë e kryeministrit grek, Kirijakos Micotakis, por tha se Athina mund të drejtohet deri te Kombet e Bashkuara dhe Gjykata ndërkombëtare për drejtësi nëse eventualisht nuk respektohet Marrëveshja […] The post Siljanovska për veton e mundshme nga Greqia: Kjo nuk është miqësore appeared first on InfoShqip.com.
Të sillemi si skandinavë – porositi presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e pyetur për mundësinë për veto të re në rrugën e eurointegrimeve.
Ajo nuk dëshiroi të komentojë porositë e kryeministrit grek, Kirijakos Micotakis, por tha se Athina mund të drejtohet deri te Kombet e Bashkuara dhe Gjykata ndërkombëtare për drejtësi nëse eventualisht nuk respektohet Marrëveshja e Prespës.
Siljanovska Davkova theksoi se vetoja eventuale nuk do të ishte hap miqësor nga ana e Greqisë.
“Ai është mekanizëm që ekziston, që është i garantuar në procesin e vendimarrjes për çdo anëtare të BE-së. Unë nuk mund ta parandalojë atë. Është e sakt që Marrëveshja e Prespës është pjesë e korrnizës negociuese, por nuk mendoj se kjo është në frymën e zhvillimit të raporteve miqësore”, tha Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova.
Në tribunën e fondacionit Konrad Adenauer, për eurointegrimet, nga publiku u paraqit zv.ambasadorja e Greqisë në vend. Georgia Andreadi thirri autoritetet që plotësisht t’i përmbahen Marrëveshjes së Prespës. Ajo tha se institucionet nuk mund të lejojnë që të identifikohen me individët që i udhëheqin, për shkak se, siç tha, kjo nuk i ngjanë shoqërisë demokratike.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë funksionarëve të RMV-së që t’i respektojnë tërësisht dhe t’i zbatojnë me vullnet të mirë të gjitha marrëveshjet obliguese ndërkombëtare, siç është Marrëveshja e Prespës, që të mund të tregojnë para bashkësisë ndërkombëtare dhe europiane se janë të sinqertë dhe të përkushtuar në ardhmërinë e tyre euroatlantike”, potencoi zëvendës-ambasadori i Greqisë, Georgia Andreadi.
Zëvendës ambasadorja Anderadi menjëherë pas fjalimit të saj u largua nga ngjarja, ndërsa Timço Mucunksi nga VMRO-DPMNE shprehu keqardhje se ajo nuk do ta dëgjojë fjalimin e tij.
“Ka keqkuptim, ka ndoshta edhe interpretim të ndryshëm të të drejtave dhe obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, andaj them se pas formimit të Qeverisë, pas mbarimit të zgjedhjeve në Greqi, do të ulemi, do të diskutojmë dhe me frymë pozitive do të tejkalohen sfidat”, deklaroi Timço Mucunski – deputet i VMRO-DPMNE-së.
Marrëveshja e Prespës u bë aktuale në opinion pasi presidentja Siljanovska Davkova tha se në paraqitjet publike do ta përdorë vetëm terminin Maqedoni. Reaguan ashpër autoritetet greke, sipas të cilave, marrëveshjen nuk mund ta prishë njëra palë, ndërsa në rast të mosrespektimit eventual ata do t’i drejtohen Gjykatës ndërkombëtare për drejtësi. Kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotakis disa herë gjatë fushatës zgjedhore në Greqi tha se rruga e Shkupit drejt BE-së kalon përmes Athinës dhe a hapi mundësinë për veto.
The post Siljanovska për veton e mundshme nga Greqia: Kjo nuk është miqësore appeared first on InfoShqip.com.