Çitaku-Kurtit: “Çlirohu nga mllefi dhe urrejtja, të bën mirë – dhe do t’i bëjë mirë edhe Kosovës”
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku i ka reguar Kryeministrit Albin Kurti në lidhje me deklaratën e tij të mbrëmshme ku e përmendi përsëri letrën e Hashim Thaçit dërguar ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në vitin 2013 ku thuhet se FSK-ja nuk do të shkojë në veri të Kosovës. Ajo
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike, Vlora Çitaku i ka reguar Kryeministrit Albin Kurti në lidhje me deklaratën e tij të mbrëmshme ku e përmendi përsëri letrën e Hashim Thaçit dërguar ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në vitin 2013 ku thuhet se FSK-ja nuk do të shkojë në veri të Kosovës.
Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se Kurti e ka fituar mandatin që s’kërkonte as kompromise me partnerë të koalicionit, por qeverisja e tij ka qenë pa rezultate.
Ajo i ka thënë Kurti që “mbrëmë zgjodhi të sulmonte” prap Kurtin, por që historia siç thotë ajo nuk rishkruhet as me fjalë, e as me urrejtje, e që sipas asj, si në Ushtrinë e Kosovës që ajo thotë se e ka gjenezën në UÇK dhe TMK, Kurti ka qenë vetëm vrojtues destruktiv.
“E fitove një mandat të fuqishëm që askush tjetër nuk e ka pasur në historinë e Kosovës. Një mandat që nuk të kërkonte as kompromise me partnerë të koalicionit, as zmbrapsje përballë presioneve politike. Por, përkundër kësaj, qeverisja jote ka qenë pa rezultate”
“Mbrëmë zgjodhe sërish të sulmosh Hashim Thaçin. Keqardhje për ty. Historia nuk rishkruhet as me fjalë, as me urrejtje. Ushtria e Kosovës e ka gjenezën në UÇK-në, TMK-në dhe FSK-në. Në të gjitha këto faza të transformimit, ti ke qenë një vrojtues destruktiv ose pasiv”, shkruan në Facebook, Çitaku.
“Pavarësia e Kosovës është e lidhur pashmangshëm me Hashim Thaçin, me të gjitha sukseset dhe sfidat që e shoqëruan atë proces.
Por ti, Albin, çfarë ke bërë?
Pse nuk shkrove historinë tënde? Pse nuk e bëre Kosovën anëtare të Këshillit të Evropës, të NATO-s, apo të organizatave të tjera ndërkombëtare që i sigurojnë vendit përparim dhe stabilitet?
Sot, Kosova është në terr, pa rrymë, e izoluar dhe e përjashtuar. Populli nuk të zgjodhi për të ndarë fajtorë apo për të ushqyer urrejtje, por për të dhënë zgjidhje dhe për të ndërtuar të ardhmen.
Çlirohu nga mllefi dhe urrejtja, Albin. Kjo të bën mirë – dhe do t’i bëjë mirë edhe Kosovës”, shkruan Çitaku e PDK-së në Facebook.
Mbrëmë Kryeministri Kurti folir lidhje me letrën e dërguar nga ish kryeministri Thaçi atë me tashmë ish-sekretarin e NATO-s, Anders Rasmussen, lidhur me marrjen e pëlqimit nga misioni i NATO-s për prezencën e FSK-së në komunat veriore, gjë që kreu i ekzekutivit e cilësoi si “skandal”.
“Skandali më i madh që na ka lënduar më së shumti ka ndodhur kur kam qenë kryeministër herën e parë. Në atë periudhën e shkurtër kur e morëm atë letrën që ish-kryeministri Thaçi në vitin 2013 ia pati dërguar ish-Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s ku i thoshte se zotohet se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojë në veri të Kosovës dhe unë besoj se shumë probleme që i kemi sot janë pasojë e asaj”
“Nuk e kam kuptuar asnjëherë justifikimin, arsyetimin apo shfajësimin për të, por ajo ka qenë shoku i parë që e kam përjetuar si kryeministër… Ai është momenti kur ushtria jonë ka filluar të ndahet gjeografikisht, janë krijuar kufij të brendshëm dhe për mua është tejet e papranueshme dhe e rrezikshme për shkak se Policia nuk menaxhon kufij, Policia menaxhon fluks. Kufirin e menaxhon ushtria“, deklaroi ai.