Studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për bursa sllovake deri në fund të majit

Ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në vitin akademik 2025/2026, disa studentë të Maqedonisë së Veriut do të mund ta ndjekin në Sllovaki përmes bursave që i jep Qeveria e Sllovakisë, transmeton Portalb.mk. “ Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup njofton për thirrje për aplikime të kandidatëve nga RMV-ja për bursat e Qeverisë së […]

maj 3, 2025 - 00:00
 0  4
Studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për bursa sllovake deri në fund të majit
Flamuri i Sllovakisë dhe i Bashkimit Evropian (BE). Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në vitin akademik 2025/2026, disa studentë të Maqedonisë së Veriut do të mund ta ndjekin në Sllovaki përmes bursave që i jep Qeveria e Sllovakisë, transmeton Portalb.mk.

“ Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup njofton për thirrje për aplikime të kandidatëve nga RMV-ja për bursat e Qeverisë së Republikës Sllovake (Slovak Republic Government Scholarship), për studime deridiplomike dhe të magjistraturës në fusha të caktuara të arsimit (në shtojcë) për vitin akademik 2025/2026”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut.

Aplikimet do të mund të dorëzohen deri më 30 maj 2025.

“Kusht për ndarjen e bursës qeveritare për kohëzgjatjen standarde të studimeve të arsimit të lartë është njohja e gjuhës sllovake në nivelin e kërkuar dhe pranimi për studim në fushën e zgjedhur në universitet shtetëror në Republikën Sllovake”, raportoi Ministria.