Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Pas kërkesës së Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qarkullimi i veturave në pikën kufitare të Jarinës të mërkurën ishte shumë i ulët. Njohësi i sigurisë, Fatmir Çollaku ka thënë se ky rekomandim i tyre është i mirëseardhur për shkak të sigurisë së qytetarëve që kalojnë transit për Serbi në vende të tjera. “Ky rekomandim është

Jan 30, 2025 - 02:00
 0  4
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
collaku:-protestat-mund-te-perhapen-edhe-ne-vendet-qe-kufizohen-me-serbine

collaku:-protestat-mund-te-perhapen-edhe-ne-vendet-qe-kufizohen-me-serbine

Pas kërkesës së Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qarkullimi i veturave në pikën kufitare të Jarinës të mërkurën ishte shumë i ulët.

Njohësi i sigurisë, Fatmir Çollaku ka thënë se ky rekomandim i tyre është i mirëseardhur për shkak të sigurisë së qytetarëve që kalojnë transit për Serbi në vende të tjera.

“Ky rekomandim është i mirëseardhur që të parandalohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës në atë pjesë, të cilët transit kalojnë në Serbi për të shkuar në vende të ndryshme… Jemi më dëshmitarë që disa ditë në Serbi ka protesta, demonstrata, grevë të përgjithshme dhe tendencë të bllokimit të tërësishëm të jetës institucionale në Serbi… Është pritshmëri normale që të përhapën protesta dhe të organizohen edhe nëpër vende tjera, edhe në qytetet afër kufirit tonë. Nuk shoh ndonjë lëvizje të qëllimshme, të cilat direkt ose indirekt mund ta atakojnë sigurinë e qytetarëve tonë në Kosovë”, ka deklaruar ai në tëvë1.

Tutje, ai ka thënë se trazirat në Serbi është droja që mund të përhapën edhe në vende kufitare.

“Këto trazira droja është që të përhapën edhe në zonat kufitare ose në vendet që kufizohet ai shtet. Në rastin konkret shtrirja e këtyre trazirave sa më afër kufirit është arsyeshëm një dro që mund të ketë interferime në sigurinë e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.