Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Stabiliteti i Ballkanit është prioritet i Italisë
Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, pas takimit me homologun kosovar, Ejup Maqedonci në Prishtinë, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit është prioritet i Italisë. Crosseto mes tjerash bëri me dije se me Maqeoncin ka biseduar për të bashkëpunuar me Forcën e Sigursisë së Kosovës për të mbështetur sigurinë në rajon, njofton Klankosova.tv. “Me […]
Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, pas takimit me homologun kosovar, Ejup Maqedonci në Prishtinë, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit është prioritet i Italisë.
Crosseto mes tjerash bëri me dije se me Maqeoncin ka biseduar për të bashkëpunuar me Forcën e Sigursisë së Kosovës për të mbështetur sigurinë në rajon, njofton Klankosova.tv.
“Me Ejup Maqedoncin shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim me Forcat e Sigurisë së Kosovës, për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. U shprehëm të gatshëm për të gjetur së bashku mënyra për ta bërë bashkëpunimin gjithnjë e më efektiv, ka thënë Crosseto.