Deliu: VV e ka problem demokracinë, për këtë po e thellon sulmin ndaj mediave

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu,, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje problemin e ka me demokracinë, për këtë edhe sulmon mediat. Duke komentuar gjuhën linçuese e akuzuese të Sami Kurteshit ndaj mediave, Deliu tha se pushteti vetëm sa po i thellon sulmit. “Vazhdimisht sulmonin mediat – iu referoheshin si “të shitura”, sulmet

Mars 12, 2025 - 19:00
 0  5
Deliu: VV e ka problem demokracinë, për këtë po e thellon sulmin ndaj mediave
deliu:-vv-e-ka-problem-demokracine,-per-kete-po-e-thellon-sulmin-ndaj-mediave

deliu:-vv-e-ka-problem-demokracine,-per-kete-po-e-thellon-sulmin-ndaj-mediave

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu,, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje problemin e ka me demokracinë, për këtë edhe sulmon mediat.

Duke komentuar gjuhën linçuese e akuzuese të Sami Kurteshit ndaj mediave, Deliu tha se pushteti vetëm sa po i thellon sulmit.

“Vazhdimisht sulmonin mediat – iu referoheshin si “të shitura”, sulmet veç po i thellojnë. Sami Kurteshi po i thotë mediumit Nacionale si “media vrasëse me pagesë”, një akuzë brutale që rrezikon jetën e gazetarëve. Problemin e kanë me demokracinë, duan ta sulmojnë mburojën e demokracisë që janë mediat, për ta zhvlerësuar këtë rend. Kjo gjuhë linçuese duhet të ndalet”, ka shkruar ajo në Facebook.