Deputetët e Selës nuk do ta votojnë pr/ligjin e Mickoskit

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët, nuk do të votojnë ndryshimet e propozuara nga VMRO-DPMNE-ja për Ligjin e Organizimit të Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, ka bërë të të ditur për gazetën Lajm, zëdhënësi i ASH-së, Arben Zeqiri. Megjithate, ai shtoi se ASH-ja mbetet pjesë e Frontit Europian. “Deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk do […]

qershor 8, 2024 - 03:00
 0  11
Deputetët e Selës nuk do ta votojnë pr/ligjin e Mickoskit

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët, nuk do të votojnë ndryshimet e propozuara nga VMRO-DPMNE-ja për Ligjin e Organizimit të Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, ka bërë të të ditur për gazetën Lajm, zëdhënësi i ASH-së, Arben Zeqiri.

Megjithate, ai shtoi se ASH-ja mbetet pjesë e Frontit Europian.

“Deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk do të marrin pjesë në seancë dhe nuk do të votojnë ndryshimet ligjore sepse nuk pajtohemi me atë propozim. Ne mbetemi pjesë e Frontit Europian, për këtë qëllim edhe përfaqësuesi jonë mori sot pjesë në takimin e Frontit Evropian me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, por njëkohësisht ruajmë edhe autonominë tonë si subjekt dhe ruajmë qëndrimin tonë për tema që nuk pajtohemi siç janë këto ndryshime ligjore”, tha për gazetën LAJM, zëdhënësi i ASH-së, Arben Zeqiri.

Ndërkohë, gjatë ditës së premte është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Fronti Europian. Në takim, siç thuhet në njoftimin e Frontit Europian, ishin të pranishëm Aleksandar Nikolloski, Vllado Misajlovski, Nikolla Micevski dhe Stefan Andonovski, ndërsa nga koalicioni Frontit Evropian ishin Menduh Thaçi, Blerim Bexheti, Faton Ahmeti dhe Elmi Aziri. Por, ky i fundit nuk eshte pajtuar me pjesen tjeter te kolegeve te tij per mbeshtetjen e nismes ligjore te Mickoskit.

Në takim është diskutua për ndryshimet e propozuara të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, me ç’rast nga VMRO-DPMNE-ja u arsyetuan se ndryshimet e ligjit, të cilat duhet të sjellin efikasitet më të madh, transparencë dhe reforma, si dhe racionalizim.

Përfaqësuesit e BDI-se, si pjese e koalicionit Frontit Europian, permes nje njoftimi per media, shprehën mbështetjen e tyre për ndryshimet në ligj dhe informuan se do të votojnë për miratimin e ligjit.