Deputetja e VMRO-së “harron” fqinjësinë e mirë, me hartën e ‘Maqedonisë së Madhe’ dhe diellin e Virgjinës mban takim partiak
Deputetja e VMRO-DPMNE-së e cila udhëheq Qeverinëë e Maqedonisë së Veriut, Dragana Bojkovska, ka realizuar takimi me të rinjtë e partisë së saj në Komitetin Komunal të lagjes Ilinden- Shkup, ku në mur shihej harta e “Maqedonisë së Madhe”, e ngjyrosur me diellin e Vergjinës, simbol ky i ndaluar sipas Marrëveshjes së Prespës, shkruan Portalb.mk. […]


Deputetja e VMRO-DPMNE-së e cila udhëheq Qeverinëë e Maqedonisë së Veriut, Dragana Bojkovska, ka realizuar takimi me të rinjtë e partisë së saj në Komitetin Komunal të lagjes Ilinden- Shkup, ku në mur shihej harta e “Maqedonisë së Madhe”, e ngjyrosur me diellin e Vergjinës, simbol ky i ndaluar sipas Marrëveshjes së Prespës, shkruan Portalb.mk.
Deputetja e VMRO-DPMNE-së, duke promovuar aktivitetet partiake ka nxjerrë në publik edhe hartën e “Maqedonisë e Madhe”, e cila tregon mosrespekt ndaj fqinjëve tjerë dhe e njëjta paraqet material për të krijuar tensione me shtetet fqinje të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tensione të cilat ndër dekadash kanë stopuar rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Deri në publikimin e këtij teksti, Portalb.mk nuk ka marrë përgjigje nga deputetja Bojkovska, se cila është porosia e skenografisë në paraqitjen e saj partiake, edhe pse nga ekipi i saj kanë vërtetuar se e kanë pranuar pyetjen e redaksisë sonë.
Në ndërkohë, Bojkovska vetëm një ditë pas aktivitetit partiak me simbolika kontroverse dhe jo diplomatike, është nisur për në Bruksel, nga ku lavdërohet se udhëheq delegacionin e deputetëve të rinj të kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Këto ditë në Bruksel, unë po udhëheq delegacionin e deputetëve të rinj nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në Parlamentin Evropian. Me kolegët tanë eurodeputetë, do të diskutojmë progresin e Maqedonisë në integrimin në BE, por do të përqendrohemi edhe në politikat rinore dhe punën e Klubit për Çështje dhe Politika Rinore. Qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi i plotë dhe i barabartë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar në Facebook deputetja Bojkovska.
Kujtojmë se, përveç hartës kontroverse, vendi ka edhe detyrim ligjor për mospërdorimin e ish flamurit shtetëror të Maqedonisë së Veriut, me diellin e Vergjinës në mes, i cili del nga neni 8 paragrafi 3 i Marrëveshjes së Prespës, i cili thotë:
“Pala e dytë nuk do ta përdorë përsëri në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo lloj forme simbolin e paraqitur në flamurin e saj shtetëror. Në afat prej gjashtë muajsh pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, Pala e dytë do ta nisë procedurën për heqjen e simbolit të paraqitur në flamurin e saj të mëparshëm shtetëror nga të gjitha vendet publike dhe nga përdorimi publik në territorin e sajë. Artefaktet arkeologjike nuk janë të përfshira në këtë dispozitë”.
Portalb.mk në vazhdimësi ka shkruar dhe alarmuar për simbolikat e ndaluara në Maqedoninë e Veriut, të cilat mund të paraqiten edhe si pikënisje të konflikteve diplomatike me fqinjët tanë, duke e ruajtur kështu interesin e shtetit.