Dhuna barbare ndaj dy kushërinjve Maja, Meta: Mban emrin dhe fytyrën e Edi Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për dhunën barbare që anëtarë të fisit Rraja kanë ushtruar ndaj dy kushërinjve Bilbil Maja dhe Jashar Maja. Sipas Metës kjo dhunë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit. Kreu i PL Meta kërkon […]

Korrik 7, 2023 - 23:50
 0  88
Dhuna barbare ndaj dy kushërinjve Maja, Meta: Mban emrin dhe fytyrën e Edi Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për dhunën barbare që anëtarë të fisit Rraja kanë ushtruar ndaj dy kushërinjve Bilbil Maja dhe Jashar Maja.

Sipas Metës kjo dhunë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit.

Kreu i PL Meta kërkon hetim të ngjarjes dhe vënja e autorëve para përgjegjësisë ligjore, jashtë ndikimeve politike.

Dhuna shokuese e Krujës kundër dy qytetarëve paqësorë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit dhe institucioneve të kapura. Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të “Rilindjes”, që grabisin zgjedhjet për t’i zgjatur jetën një regjimi antiligjor dhe çnjerëzor që dhunon çdo ditë të drejtat dhe sigurinë e përditshme të të gjithë qytetarëve. Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari”, shprehet Meta./Opinion.al