Sektori i biznesit në Maqedoninë e Veriut i pakënaqur me luftën kundër korrupsionit

I pari i Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe Transparency International-Maqedonia, nënshkruan marrëveshja për bashkëpunim të përbashkët në luftën kundër korrupsionit. Azeski thekson se çrrënjosja e korrupsionit është prioritet për biznesin, por shteti edhe përkundër të gjitha përpjekjeve nuk arrin ta ndryshojë gjendjen, transmeton Portalb.mk. “Me shumë gjasë korrupsioni është i rrënjosur këtu në Ballkan dhe […]

Nëntor 13, 2024 - 18:00
 0  6
Sektori i biznesit në Maqedoninë e Veriut i pakënaqur me luftën kundër korrupsionit
Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut. Foto: Ueb-faqja e institucionit

I pari i Odës Ekonomike, Branko Azeski dhe Transparency International-Maqedonia, nënshkruan marrëveshja për bashkëpunim të përbashkët në luftën kundër korrupsionit. Azeski thekson se çrrënjosja e korrupsionit është prioritet për biznesin, por shteti edhe përkundër të gjitha përpjekjeve nuk arrin ta ndryshojë gjendjen, transmeton Portalb.mk.

“Me shumë gjasë korrupsioni është i rrënjosur këtu në Ballkan dhe jo vetëm duhet të jetë prioritet në letër, por duhet të jetë prioritet në operacionet tona të përditshme. Nuk besoj se shteti nuk ka mjete dhe mundësi për ta zgjidhur këtë çështje. Kudo që ka pengesa, ka vend për korrupsion”, tha kryetari i OEMV-së, Branko Azeski.

“Sistemi mund të përhapë ose parandalojë korrupsionin. Po punohet edhe në ngritjen e integritetit të sektorit të biznesit kundër korrupsionit”, tha kryetari i Transparency International – Maqedoni, Bllagoja Pandovski.

Kujtojmë se Raporti i KE-së për progresin në reforma të vendeve kandidate për anëtarësim në BE, u publikua më 30 tetor. Në fushën e luftimit dhe parandalimit të luftës kundër korrupsionit u tha se Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparim dhe se korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është një çështje shqetësuese serioze. Korniza institucionale për luftën kundër korrupsionit është e vendosur dhe është e kënaqshme për sa i përket masave parandaluese, megjithatë, nevojitet përmirësim në zbatimin e ligjit.