Digjet një banesë në Kumanovë, janë shkaktuar dëme materiale

Një zjarr sot ka shpërthyer pas orës 16:00 në një banesë në një ndërtesë në rrugën “Srecko Puzhaljka” në Kumanovë. Njësiti territorial i Kumanovës ka intervenuar me dy makina zjarrfikëse dhe gjashtë zjarrfikës. Nga zjarri nuk ka të lënduar. “Është fikur dhe nuk ka të lënduar, është shkaktuar dëme materiale”, tha komandanti i zjarrfikësve në […]

shtator 25, 2024 - 00:00
 0  5
Digjet një banesë në Kumanovë, janë shkaktuar dëme materiale

Një zjarr sot ka shpërthyer pas orës 16:00 në një banesë në një ndërtesë në rrugën “Srecko Puzhaljka” në Kumanovë.

Njësiti territorial i Kumanovës ka intervenuar me dy makina zjarrfikëse dhe gjashtë zjarrfikës. Nga zjarri nuk ka të lënduar.

“Është fikur dhe nuk ka të lënduar, është shkaktuar dëme materiale”, tha komandanti i zjarrfikësve në Kumanovë, Dejan Ilievski.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin për rreth dy orë e gjysmë.