Dogana parandalon futjen në treg të mbi 3 mijë paketimeve me mallra me afat të skaduar
Doagana e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave me afat të skaduar në treg. Në njoftim thuhet se në terminalin doganor, oficierët doganorë kanë zbuluar mallra me afat të skaduar brenda një mauneje. Aty ka pasur produkte furrtarie, çamçakëzë, biskota, erëza. “Një subjekt importues kishte paraqitur për zhdoganim një ngarkesë tregtare, e cila u përzgjodh […]
Doagana e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave me afat të skaduar në treg.
Në njoftim thuhet se në terminalin doganor, oficierët doganorë kanë zbuluar mallra me afat të skaduar brenda një mauneje.
Aty ka pasur produkte furrtarie, çamçakëzë, biskota, erëza.
“Një subjekt importues kishte paraqitur për zhdoganim një ngarkesë tregtare, e cila u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut të kryer nga Dogana e Kosovës. Gjatë këtij kontrolli, në praninë e inspektorëve fito-sanitarë, zyrtarët doganorë identifikuan disa mallra me afat të skaduar përdorimi, përfshirë:
– Produkte furrtarie
– Çamçakëzë
– Ëmbëlsira gomuara
– Biskota
– Erëza.”
Dogana njofton se një pjesë e këtyre produkteve ishte ngarkuar në mes të ngarkesës së tipit frigo, ndërsa pjesa tjetër ishte e fshehur në fund të ngarkesës, të kamufluar me mallra me afat të rregullt përdorimi
“Një pjesë e këtyre produkteve ishte ngarkuar në mes të ngarkesës së tipit frigo, ndërsa pjesa tjetër ishte e fshehur në fund të ngarkesës, të kamufluar me mallra me afat të rregullt përdorimi. Pas këtij zbulimi, subjektit importues iu ngrit kundërvajtje doganore sipas nenit 244, paragrafi 1, pika 1.2 të Kodit Doganor dhe Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat (mbi 3000 paketime) iu nënshtruan konfiskimit”
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve dhe tregut nga produktet e pasigurta, duke garantuar që çdo ngarkesë e cila hyn në vend të jetë e sigurt dhe të kontrollohet në përputhje me standardet më të larta.”