“Dolën rruj e qeth”, Balla: PD nuk ka hallin e vendimit për Salianjin, por…

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Klan News ku pati një intervitë për gazetarin Besard Jacaj. Një nga çështjet ku u pyet Balla është edhe situata e fundit në Kuvend me kaosin që pasoi pas vendimit për Ervin Salianjin. Sipas tij veprimet e PD-së nuk […]

tetor 3, 2024 - 03:00
 0  9
“Dolën rruj e qeth”, Balla: PD nuk ka hallin e vendimit për Salianjin, por…

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Klan News ku pati një intervitë për gazetarin Besard Jacaj. Një nga çështjet ku u pyet Balla është edhe situata e fundit në Kuvend me kaosin që pasoi pas vendimit për Ervin Salianjin.

Sipas tij veprimet e PD-së nuk kanë lidhje me vendimin për Salianjin, por janë diçka e planifikuar që përsëritet herë pas here e në fund përfundon me humbjen e opozitës.

“Ajo që dua t’ju them pse mos kujtoni ju që ajo gjëja ka lidhje me këtë vendimin? Unë prandaj e fillova arsyetimin dhe le të themi detyrën që kam edhe si përfaqësues i popullit për ata që më kanë votuar t’u them përmes këtij katërkëndëshit të komunikimit publik që ofron televizioni Klan Neës që kjo nuk ka të bëjë fare me vendimin. Kjo është diçka e planizuar dhe ju e keni parë që kjo përsëritet, përsëritet. Para një viti çfarë ishte? Mbani mend gjë? E njëjta situatë ishte në Kuvend. E para ti mendon që ata i vunë zjarrit parlamentit para 1 viti për komisionet hetimore? E ke shumë gabim”, tha ai.

Më tej Balla shtoi: Kush mendon që këtu kanë hallin e rastit në fjalë, e kanë shumë gabim. Dogje mandatet në 2019? Dole rruj e qeth. Edhe 30 Qershor 2019, edhe 25 Prill 2021, më keq akoma 14 Maj 2023, për dreq akoma edhe në Maj 2025.

Sipas Ballës të gjithë e kanë kuptuar që “sa më shumë dhunë urdhëron Saliu, aq më shumë vota merr PS”.

Ministri u shpreh se opozita ka frikë nga drejtësia dhe prandaj i vë flakën parlamentit. Sipas tij mes PS dhe PD ka dy qasje të ndryshme, me socialistët që përballen me drejtësinë, ndërsa demokratët i shmangen.

“Ajo që po u them qytetarëve është që nuk kanë asnjë merak. Këta nëse mendojnë që përmes dhunës duan të imponojnë qasje që nuk kanë lidhje me ne. Pra kanë frikë nga drejtësia dhe i vënë flakën parlamentit. As ne nuk kemi gjë në dorë sepse edhe në krahun tonë ke përfaqësues të PS që kanë hesape me drejtësinë, por këtu ka dy qasje të ndryshme”, u shpreh Balla./ Tv Klan