Drejtori i RTK-së e arsyeton publikimin lajmit të rrejshëm kundër mediave

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Rilind Gërvalla, ka mbrojtur vendimin për publikimin e artikullit nga mediumi boshnjak “Bosna e Lirë”, duke theksuar se RTK-ja nuk mund të censurojë lajme nga media serioze pavarësisht kritikave Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Rilind Gërvalla, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj kritikave për […]

Korrik 25, 2024 - 02:30
 0  5
Drejtori i RTK-së e arsyeton publikimin lajmit të rrejshëm kundër mediave
drejtori-i-rtk-se-e-arsyeton-publikimin-lajmit-te-rrejshem-kunder-mediave

drejtori-i-rtk-se-e-arsyeton-publikimin-lajmit-te-rrejshem-kunder-mediave

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Rilind Gërvalla, ka mbrojtur vendimin për publikimin e artikullit nga mediumi boshnjak “Bosna e Lirë”, duke theksuar se RTK-ja nuk mund të censurojë lajme nga media serioze pavarësisht kritikave

Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Rilind Gërvalla, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj kritikave për transmetimin e një artikulli nga mediumi boshnjak “Bosna e Lirë”, ku dy media online në Kosovë akuzohen për kontroll nga Serbia.

Gërvalla ka mbrojtur vendimin e RTK-së për të përcjellë lajmin në mediumin e tyre, duke e theksuar rëndësinë e parimeve bazë të gazetarisë dhe detyrës profesionale për të informuar publikun.

“’Bosna e Lirë’ njihet si medium serioz. RTK përcjell rregullisht lajme nga mediume të huaja me rëndësi që shkruajnë për Kosovën. Gjykoj se këtu nuk kishte motiv objektiv për të censuruar lajmin e një mediumi serioz,” ka shkruar Gërvalla.

Ai ka theksuar se censurimi i lajmit do të ulte besueshmërinë e RTK-së dhe se media publike duhet të qëndrojë neutrale, duke informuar publikun pa marrë parasysh pasojat.

Gërvalla ka njoftuar se Bordi i RTK-së dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të RTK-së do të krijojnë një komision “ad hoc” për të shqyrtuar vendimin e transmetimit të lajmit.

Ai ka thënë se RTK-ja nuk mund të veprojë si një medium që shmang debatet dhe që ec në majë të gishtërinjve për të mos trazuar askënd.

“RTK nuk mund të bëhet mediumi i ankthshëm, që ec në majë gishtërinjsh për të mos trazuar askënd. Nuk mund të qëndrojë si status quo-ja. As nuk mund të shuhet jashtë zhvillimit të lajmit,” ka shkruar Gërvalla, duke shprehur bindjen se komisioni do të konfirmojë parimet bazë dhe standardet etike të gazetarisë.