Ministrja Haxhiu del me një postim, përmend Prokurorinë Speciale
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një statusi në “Facebook”, ka ‘goditur’ Prokurorinë Speciale të Kosovës. Haxhiu ka treguar vendimin që u mor sot në mbledhjen e Qeverisë, ku Pronat e sekuestruara të kryekriminelit serb, Milan Radoiçiq do t’i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Brendshme të Kosovës (MPB), përkatësisht Policisë së Kosovës. Bashkangjitur më kë […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një statusi në “Facebook”, ka ‘goditur’ Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Haxhiu ka treguar vendimin që u mor sot në mbledhjen e Qeverisë, ku Pronat e sekuestruara të kryekriminelit serb, Milan Radoiçiq do t’i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Brendshme të Kosovës (MPB), përkatësisht Policisë së Kosovës.
Bashkangjitur më kë postim Haxhiu ka uruar që ky status nuk do të prodhojë edhe një autorizim nga PSRK për marrje në pyetje.
‘’Në mbledhjen e Qeverisë, votuam ndryshimet përmes së cilave mundësohet që pasuritë e luajtshme apo të paluajtshme, t’i japim në shfrytëzim për nevojat e institucioneve publike. Me këtë rast mundësohet që pronat e sekuestruara në veri të vendit tonë t’i japim për nevojat e institucioneve të sigurisë me qëllim të ruajtjes së rendit publik si dhe garantimit të ushtrimit të të drejtave dhe lirive kushtetuese të qytetarit pa dallim në çdo pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.
Uroj qy ky status nuk do të prodhojë edhe një autorizim nga PSRK për marrje në pyetje’’, ka shkruar Haxhiu.
Kujtojmë se Ministria Haxhiu është intervistuar dy ditë nga Prokuroria Speciale, pas deklaratës së saj të dhënë lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës.