Duda Balje i bashkohet AAK-së në Kuvend, krijohet Grupi Parlamentar
Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Kosovës. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemajli. Kështu partia e Ramush Haradinajt, ka arritur ta krijojë zyrtarisht grupin e deputetëve. Në zgjedhjet parlamentare, AAK-ja ishte në koalicion me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.


Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Kosovës. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemajli.
Kështu partia e Ramush Haradinajt, ka arritur ta krijojë zyrtarisht grupin e deputetëve. Në zgjedhjet parlamentare, AAK-ja ishte në koalicion me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt.
Por, partia e Limajt u largua duke tentuar që të lidhte ndonjë marrëveshje me LVV-në për formimin e Qeverisë. Me bashkimin e Baljes me AAK-në, është përmbushur kushti i nevojshëm dhe tashmë do të ketë grup të veçantë parlamentar në Kuvend. Ajo me SDU-në ka marrë një mandat apo 0.32% të votave./Klankosova
